Cili është shkaku i sulmeve të përsëritura, i vajit të dhe i shqetësimit të fortë të foshnjave në moshën prej tre muaj, nuk është e njohur.  E meqë nuk dihet shkaku, nuk ka barna për dhimbje barku. E gjithë ajo që u mbetet prindërve  është sa më shumë durim, qetësi dhe vullnet.

Simptomat e dhembjeve trimenone janë skuqja e fytyrës,  zbehja rreth buzëve dhe mos qetësimi i foshnjës, që i tërheq këmbët në drejtim të barkut të tensionuar, të fryrë. Këtu bëjnë pjesë edhe shuplakët e shtrënguara, shputa e ftohta, puna e shtuar e zorrëve dhe lirimi i gazrave.

Sulmi i ngërçeve fillon papritmas, të qarit është i zëshëm dhe pak a shumë i vazhdueshëm, dhe mund të zgjasë nga disa minuta në disa orë. Përsëritet zakonisht çdo ditë, edhe pse tek disa fëmijë mund të ketë pushime të një dite. Ngërçet mund të shfaqen  gjatë gjithë ditës dhe në shumicën e rasteve përsëriten -  në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje. Fillojnë të shfaqen gjatë javës së dytë ose të tretë të jetës, pak më vonë tek fëmijët e lindur para kohe.  Bëhen gjithnjë e më të forta dhe e arrijnë kulmin  rreth javës së gjashtë, pas së cilës bëhen më të buta nga mosha tre muaj, ose pak më vonë tek fëmijët e lindur para kohe, kryesisht të zhduken.

Lino këshilla


Është shumë e rëndësishme që prindërit të qëndrojnë të qetë. Kjo, për fat të keq, është shpesh më së vështiri për t’u arritur – me çka do të pajtohet çdo prind i cili e ka përjetuar ndjenjën e pafuqisë për t’i ndihmuar fëmijës së vet. Megjithatë, qetësimi i prindërit mund ta ndihmojë edhe  fëmijën për t’u qetësuar.

 

 

Për dhembjet e barkut nuk janë fajtorë prindërit,  ndërsa barnat nuk rekomandohen 

Është një vlerësim se çdo e pesta foshnjë ka dhimbje barku. Shkaku është i panjohur, ilaç nuk ka.  Ajo çfarë ka janë një numër i teorive, siç është stimulimi i tepruar i fëmijës, shqetësimi –tendosja e nënës  dhe prindërit e papërvojë. Të gjitha këto teori nuk janë provuar. Shkaqet e mundshme janë edhe  sistemi i pazhvilluar i tretjes, ndikimi i hormoneve dhe prania e ajrit në zorrë. Dhembjet e barkut mund  ndërlidhen me uri, por edhe me ngrënie të tepruar.  Ndërprerja e gjirit ose ndryshimi i llojit të formulës së qumështit, përveç nëse nuk kemi të bëjmë me alergji, po ashtu nuk rekomandohet.

Çka mund të bëjnë prindërit në parandalimin e sulmeve    

Një ndër metodat është përmirësimi i teknikës së të ushqyerit, në mënyrë që fëmija të thithë sa më pak ajër.  Tek fëmija që ushqehet me shishe duhet të kontrolloni nëse madhësia e vrimave të cucllës është e përshtatshme për moshën e fëmijës dhe nëse qumështi është i ngrohur sa duhet. Është e nevojshme që fëmijën  të ngritët sa më shpesh që të gromësij gjatë dhe pas të ushqyerit - çdo pesë minuta. Duhet pasur kujdes që fëmija të mos mbetet pa ushqyer ose të ushqehet për së tepërmi.   

Edhe në ç’mënyrë prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijës me dhembje të barkut: 

  • Duke e mbajtur fëmijën në krah dhe luhatur ne mënyrë ritmike dhe të butë. Pa lëvizje të shpejta. 
  • Ecja me fëmijën në krah, duke i kënduar qetë ose i folur "shshshsh shshsh" në vesh
  • Duke e vendosur beben në një pozicion të shtrirë në gjunjë, me bark për së poshtmi, duke e lëkundur
  • Duke e ngrohur barkun e fëmijës me fasha të ngrohta ose me termofor 
  • Me anë të masazhit të lehtë të barkut
  • Duke e ndryshuar mjedisin në të cilin është bebja 
  • Duke e larë beben në banjë të ngrohtë
  • Duke e vozitur beben në  karrocë ose në makinë (por gjithmonë në karrigen për fëmijë në makinë)

Disa fëmijë qetësohen çdo herë në mënyrë të njëjtë.  Tek të tjerët shpesh duhet të ndryshojë taktika. Lajm i mirë është se fëmijët me dhembje barku janë të shëndoshë, përparojnë normalisht dhe fitojnë në peshë trupore njësoj ose nganjëherë edhe më mirë nga moshatarët e tyre pa dhembje barku. 

Kur duhet t’i lajmërohemi mjekut për shkak të dhembjeve të barkut   

Nganjëherë shkaktar i dhembjeve janë edhe disa probleme shëndetësore (alergjia, inflamacioni i veshit ose i veshkave etj.).

Dobro je znati

 Mirëpo, këtë mund ta vlerësojë vetëm mjeku. Beben është e nevojshme ta çojmë tek mjeku kur:

  • Brengoseni se ndoshta nuk kemi të bëjmë vetëm me ngërçet 
  • Po qe se fëmija nuk është i disponuar edhe kur nuk ka ngërçe 
  • Nëse fëmija e refuzon ushqimin, përparon dobët ose humbë peshën e trupit 
  • Nëse fëmija që më herët  nuk ka qarë, fillon të qajë papritmas dhe pandërprerë   


Në fund, ta përsërisim, fëmija me ngërçe është fëmijë i shëndoshë, kurse prindërit duhet të kuptojnë  se nuk janë përgjegjës për shfaqjen e ngërçeve. Kjo gjendje është kalimtare dhe fëmija nga e njëjta do të dalë pa pasoja.