Sa më shumë qumësht tërheqë fëmija, aq më shumë do të krijohet. Dhe anasjelltas. Kur gjiri  nuk zbrazet, qumështi nuk prodhohet. Duhen përafërsisht rreth  dy javë pas të ushqyerit të fundit me gji që të pushojë plotësisht prodhimi i qumështit.

Gjatë laktacionit, qumështi në gji krijohet në mënyrë permanente. Për këtë arsye gjiri gjatë thithjes kurrë nuk mund të zbrazet deri në fund. Mirëpo,  ta kini parasysh se zbrazja e mirë e gjirit gjatë çdo dhënie të gjirit posaçërisht e rëndësishme për krijimin e mëtejshëm të qumështit. Kur bebja është kah fundi i thithjes dhe menjëherë pas pirjes së gjirit, përqendrimi i shtuar i prolaktinës në gjak do të stimulojë qelizat  qumështore të gjirit   për prodhimin e qumështit. Kështu gjiri me rastin e dhënies së ardhshmet gjirit hyn me sasi të plotë të qumështit.    

Dobro je znati

Është mirë të dini:

Gjatë disa ditëve të para pas lindjes,  nevojite më shumë kohë për t’u  krijuar refleksi dhe vetëm pas dy ose tre minutash pason  lirimi i qumështit.   

Oksitocina dhe krijimi i refleksit 

Oksitocina është hormoni tjetër i rëndësishëm i cili ndikon në dhënie të gjirit, e po ashtu  tajitet në hipofizë. Nën ndikimin e oksitocinës, në indin gjëndëror të gjirit shkaktohet kontraksioni ii  qelizave të vogla muskulore, që i rrethojnë qelizat e qumështit. Në këtë mënyrë qumështi shtyhet në kanale, kurse refleksi i tillë lirimit të qumështit quhet edhe refleksi oksitocin. 

Më vonë refleksi oksitocin është i krijuar mirë ashtu që lirimi fillestar i qumështit mund të pasojë edhe pa stimulimin e thithit të sisës. Do të mjaftojë vetëm shikimi drejt fëmijës ose zëri i vajit të tij të uritur. 

Si është i ndërtuar gjiri 

Gjiri i gruas është i ndërtuar nga indi gjëndëror, lidhës dhe yndyror, nga lobulesi  limfatik dhe i gjakut dhe nervat.   Indi gjëndëror është i përbërë nga lobules me kanale përkatëse nxjerrëse. Qumështi prodhohet në qelizat e qumështit të  alveolave të cilat janë të rrethuara nga një shtresë e qelizave të muskujve. Qumështi i krijuar shtypet në kanalet nxjerrëse të qumështit që çojnë deri tek hapja në thith.