Në rastin kur jashtëqitja e foshnjës suaj është e tëholluar, numri i jashtëqitjeve më shumë se 3 në 24 orë, e gjithë kjo e përcjellë nganjëherë me vjellje dhe temperaturë të rritur, kemi të bëjmë me  gastroenteritis akut ose diarre (jashtëqitje) akute. Kjo në shumicën e rasteve do të zgjas më pak se shtatë ditë dhe jo më gjatë se 14 ditë. 
 
Pikërisht diarreja  akute tek fëmijët më të vegjël së tre vjeç  është shkaku më i shpeshtë i hospitalizimit. Shkaktar i diarresë është rotavirusi, ndërsa sëmundja si e tillë është kryesisht e vetësherueshme, pa komplikime shtesë. Shumica e rasteve mund të mbikëqyret në shtëpi dhe vizita tek mjeku nuk është e domosdoshme.

Megjithatë, lajmërojuni mjekut tuaj po qe se fëmija juaj: 

  • Është nën moshën dy muajsh
  • Vuan nga sëmundje serioze ose kronike
  • Vjellë në mënyrë permanente
  • Ka diarre (barkëqitje) në sasi të madhe me shpeshtësi të shtuar të jashtëqitjeve (më shumë se 8 herë në ditë)
Dobro je znati

Është mirë të dini

Diarreja akute nganjëherë mund të ketë formë më të rëndë ose të jetë afatgjate (më shumë se 14 ditë), kurse faktorë të rrezikut për këtë janë:
  • nëse fëmijë është i vogël (< 6 muaj)
  • nëse fëmijë nuk është në gji
  • nëse fëmija ka imunodeficiencë
  • nëse fëmija ka sëmundje kronike inflamatore të zorrëve
  • të sëmurët nga kanceri
  • mosushqyeshmëria 
  • infeksioni rotavirusor tek fëmijët e vegjël
  • statusi i ulët social-ekonomik.

Si të trajtohet diarreja akute

Zgjedhja e parë në trajtimin e diarresë  akute është kompensimi i lëngjeve (rehidrimi) përmes dhënies së lëngut në gojë. Rehidrimi bëhet me tretje orale rehidrike (TOR). Për popullatën evropiane (në të cilën nuk ka kolerë) rehidrimi bëhet me anë tretjeve hipoosmolare rehidrike (që përmbajnë  Na+ 60 mmol/L).

Tretjet të cilat përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit (lëngjet e frutave me sheqer shtesë, çaji, Coca-Cola...) mund ta përkeqësojnë barkëqitjen dhe kurrsesi  nuk rekomandohen. Uji si i tillë nuk ka sasi përkatëse të natriumit dhe mund të shkaktojë çrregullimin e elektrolitit  nëse aplikohet në sasi të mëdha tek fëmija që me këtë rast nuk  merr ushqim ose TOR.

Nëse rehidrimi nuk mund të aplikohet me anë të dhënies në gojë dhe fëmija lajmërohet në spital, është e këshillueshme futja e tubës nazogastrike përmes së cilës jepet TOR (rehidrimi enteral). Mënyra e këtillë e rehidrimit është po aq e efektshme sikurse edhe rehidrimi me infuzion intravenoz, ndërsa ka më pak efekte anësore.

Pas rehidrimit fillestar gjatë të cilit kompensohen humbjet e lëngjeve (katër orët e para) gjithsesi është me rëndësi  të vazhdojë  të ushqyerit e fëmijës. Po qe se fëmija ushqehet me qumështin e nënës, duhet të vazhdojë dhënia e gjirit, ndërsa po qe se ushqehet me formulë, të vazhdojë ushqimi me formulë të të ushqyerit. Nuk ka nevojë të ndërpritet ushqimi as të aplikohen dieta të posaçme. 

Cilat barna do të ndihmojnë tek diarreja  akute

Sa u përket barnave,  ekzistojnë studime klinike të cilat kanë treguar se aplikimi i racekadotrilit e zvogëlon dukshëm zgjatjen e diarresë ashtu që mund të rekomandohet përdorimi i tij. 

Për probiotikë është provuar shkencërisht  se janë efektiv në zvogëlimin e zgjatjes së diarresë mesatarisht për një ditë. Mirëpo, është e nevojshme të aplikohen ato lloje të cilat klinikisht janë dëshmuar si efektive (LGG dhe S. Bularditë) në dozë prej 109-10 CFU. Është e domosdoshme të jepen menjëherë, përkatësisht  shumë herët  nga shfaqja e simptomave, kurse janë më të efektshëm tek diarreja akute, ujore (e shkaktuar nga virusi). Për aplikimin e sinbiotikëve nuk ka studime të mjaftueshme që të mund të rekomandoheshin, kurse përdorimi i vetë probiotikëve nuk këshillohet. 
Antibiotikët janë shumë rrallë të nevojshëm, madje po qe se aplikohen pa indikacione të qarta, mund të zgjasin bacilbartjen.  Duhet të aplikohen në rastet e temperaturës (etheve) salmoneloze , shigellozës, infeksionit sistemik dhe eventualisht infeksionit me Compylobacter  si dhe tek fëmijët me imunitet të zvogëluar.