Prekja e ballit të fëmijës me dorë, ndonëse do të shërbejë si një ngushëllim i pazëvendësueshëm, nuk është metodë e drejtë e matjes. 

Si matet temperatura e trupit  

Temperatura matet me termometër. Sot zakonisht përdoren termometrat digjital, kurse të vjetër, me zhivë, më nuk preferohen.  Ka edhe termometra veshi, që nuk rekomandohen për fëmijë nën gjashtë muaj moshë sepse mund të japin rezultate të gabueshme (për shkak të kanalit të ngushtë të zërit tek fëmija). Nuk janë edhe aq preciz as tek fëmijët më të rritur.   

Temperaturën matjani fëmijës suaj ose ndërmjet dy palëve të lëkurës – nën sqetulla, ose në  mukozë – në gojë nën gjuhë, ose në zorrë të trashë. Rekomandohet që fëmijëve nën moshën një vjeçare temperatura t’u matet në mënyrë rektale. Me këtë rast pjesa funksionale e termometrit duhet të lyhet me vazelinë, të vendoset me kujdes në rektum  dhe të mbahet. Matja zgjatë dy deri në tre minuta, ndërsa vlerat janë për 0,5 oC  më të larta se vlerat e marra nën sqetull.   

Fëmijëve pak më të rritur matjani temperaturën nën sqetull. Gropa e nënsqetullës duhet të jetë e tharë, dora e lakuar në bërryl, kurse shuplaka e vendosur në krahun e kundërt. Termometri nuk guxon t’i preke rrobat. Po qe se e matni temperaturën në gojë, termometrin vendoseni nën gjuhë të fëmijës, në njërën anë.  Para matjes nuk guxon të merren ushqime as pije, ndërsa matja zgjatë pesë minuta dhe vlerat janë për 0, 3o C më të larta në krahasim me temperaturën nën sqetull.  

Lino këshilla

Mos harroni që fëmijës me temperaturë të ngritur t’i jepni më shumë materie të lëngëta – çaj, lëngje furatash ose ujë  me temperaturë të dhomës.  

 

 

Cila është temperatura normale trupore 

Temperatura normale trupore  njeriut të shëndoshë, e matur në sipërfaqe të lëkurës, sillet ndërmjet 36 i 37 oC.  Temperatura e matur në mukozë është më e lartë për 0,1 deri në 1,0 oC . Temperatura normale e matur në mënyrë rektale  tek fëmijët është rreth 37,5 oC, ndërsa nën sqetull deri në 37 oC. Gjatë ditës temperatura normale trupore është më e ulët në mëngjes, kurse më e lartë pasdite.   

Kur të  zbritet temperatura e ngritur tek fëmijët 

Temperaturën duhet zbritur kur rritet mbi 38,5 oC  në mënyrën rektale ose 38 oC nën sqetull. Mirëpo,  nëse fëmija është i lodhur, i refuzon lëngjet etj., temperatura mund të fillojë t’i zbritet  edhe para se ta arrijë  vlerat e theksuara.   

Si të  zbritet temperatura e ngritur tek fëmijët 

Temperatura mund të zbritet  me anë të ftohjes dhe me barna.   Kur tek fëmija konstatohet temperatura e lartë, duhet që menjëherë të zhvishet dhe t’i jepet ilaçi për uljen e temperaturës. Barnat më të përshtatshme dhe më pak të dëmshme  janë paracetamoli  dhe ibuprofeni. Mirëpo, është shumë e rëndësishme t’u  përmbahemi në mënyrë rigoroze udhëzimit  për sasinë e të dy barnave dhe kurrsesi nuk guxon  të tejkalohet sasia më e lartë e lejuar ditore. Në të kundërtën,   mund të shkaktoni pasoja serioze.  

Në mënyrë që ta freskoni me sukses fëmijën tuaj, zhvishjani rrobat dhe lajeni ose bëjani një dush me ujë të vakët ose të nxehtë. Kurrsesi me ujë të ftohtë sepse mund të pasojnë ethet, që, në mënyrë paradoksale, shkaktojnë ngritjen e temperaturës trupore. Mbusheni vaskën me ujë me një temperaturë rreth 37 °C ose pak më të ulët se temperatura e trupit.  

Dobro je znati

Është mirë të dini

Doza  e paracetamolit është 10 – 15 mg/kg që mund të jepet më së shumti në çdo 4 – 6 orë. Doza e ibuprofenit është  5 – 10 mg/kg dhe mund të jepet më së shumti në çdo 6 – 8 orë. Fëmijëve mos u jepni Andol as Aspirinë. 

Si TË MOS zbritet  temperatura e ngritur tek fëmijët  

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se fërkimi i lëkurës me alkool nuk preferohet. Jo vetëm për arsye se veprimi është i pakëndshëm,  por sepse alkooli mund të thithet përmes lëkurës  dhe të shkaktojë helmim. Vendosja e thelpinjve të hudhrës ose e patateve në çorapë,   renditja e monedhave dhe metodat e ngjashme po ashtu duhet shmangur.  

Kur fëmija me temperaturë të ngritur duhet të çohet te mjeku  

Shumica e temperaturave tek fëmijët janë pasojë e infeksioneve virusale që vetë-mjekohen  dhe nuk kërkojnë terapi të veçantë as mbikëqyrje të mjekut. Megjithatë, ka rrethana kur fëmija duhet të çohet te mjeku:    

•    Nëse fëmija është në një gjendje të përgjithshme të keqe 
•    Nëse ka ethe  (dridhje të mëdha) në kohën e ngritjes së temperaturës 
•    Nëse fëmija është nën moshën tre muajsh 
•    Tek fëmijët më të rritur nëse temperatura është mbi 40 °C
•    Nëse fëmija  krahas temperaturës së lartë ka edhe kurtesh  
•    Nëse ka  diarre të vazhdueshme ose vjellë në mënyrë të përsëritur 
•    Nëse ka  shenja të dehidrimit (urinon më pak se zakonisht, qanë pa lot, është i lodhur dhe më pak aktiv se zakonisht
•    Nëse ka ngritje të përsëritur të temperaturës gjatë pesë ditëve  
•    Nëse vuan nga ndonjë sëmundje kronike – e zemrës, malinje, imuno-reumatologjike  etj.