Ushqimet janë zakonisht  të shtypura, ndërsa mishi dhe peshku imtësohen me grirje.   Edhe pse fëmija është në gjendje t’i përtypë copëzat e ushqimit, ende i shmangemi dhënies së ushqimeve të forta, të imta dhe të rrëshqitshëm, nga të cilat ekziston rreziku i ngufatjes: bizele, kokrra misri, kokrra shege, boronica, rrush, lajthi, kikirikë ...

Në të ushqyerit e foshnjës mund të futen ushqime si në vijim:

  • fruta të bluara arrore (bajame, lajthi)
  • fasule, thjerra
  • të bardhët e vezës
  • ëmbëlsira (deserte): kakao, akullore
  • erëza: majdanoz, hudhër, selino

Numri i shujtave: 

  • shujtat çdo 3,5 deri në 4 orë
  • 5-6 shujta në ditë
  • 3-4 shujta qull, 2-3 dhënie të gjirit / shujta të lëngëta
  • marrjet ditore të energjisë ndërmjet 900 dhe 1100 kcal

Mostër e menysë:  

Koha e shujtës

Shujta

rreth 6.30 h

Dhënie e gjirit ose përgatitje qumështi për foshnje 180 – 220 ml

rreth 9.30 h

Qull hikrre me banane

Hikrra e zier të bluhet me banane të grimcuar

(rreth 180 – 220 g qull)

rreth 13.30 h

Gjellë e zier perimesh nga qiqra dhe patatet

Të zihet qiqra, patatet, preshi, karota, lulelakra (të gjitha grihen imtë)

 (rreth180 – 220 g qull)

rreth 17.30 h

Puding frutash me Frutolino

Bananen, kajsinë, avokadon, papajën dhe kivin i përzieni, i shtoni kanellë dhe 2-3 lugë-matëse Frutolino

  (rreth 180 – 220 g qull)

oko 20.30 h

Amarant me Çokolino

Në amarantin e zier shtoni qumështin e gjirit të nënës ose përgatitjen e qumështit për foshnje (100 ml) dhe 2 – 3 lugë-matëse Çokolino.

(rreth 180 – 220 g qull)

rreth 00.30 h

Dhënie e gjirit ose përgatitje qumështi për foshnje 180 – 200 ml

rreth 3.00 h

Dhënie e gjirit ose përgatitje qumështi për foshnje 180 – 200 ml

 

Kini kujdes me ushqimet e mëposhtme: 

  • FRUTAT ARRORE – frutat arrore janë të forta dhe fëmijët e vegjël nuk mund t’i përtypin mirë për ç’arsye ekziston rreziku i ngufatjes. Këshilloheni që frutat arrore t’i  preni ose bluani dhe si të tilla t’ua shtoni gjellës. 
  • USHQIMI I FORTË, I THATË dhe I RRËSHQITSHËM  – ushqimi siç është bizelja, boronica, kokrrat e misrit, kokrrat e shegës, pastaj copëzat e djathit, mollët e freskëta, karota etj., mund “t’i shkojnë keq” fëmijës dhe të shkaktojnë ngufatjen.
  • USHQIMI I PAPËRPUNUAR, I THATË DHE NË ASPEKTIN TERMIK JO MJAFT I GATUAR – vezët e ziera pak, mishi jo mjaft i gatuar, proshuta, sallami dhe ushqimet e ngjashme  nuk janë të përshtatshme që t’u jepen fëmijëve për shkak të mundësisë  të ekzistimit të patogjenëve, helmimit dhe tretshmërisë më të vështirë 
  • ËMBËL DHE NJELMËT – Nuk rekomandohet që fëmijëve t’u jepet ushqim i ëmbëlsuar dhe i kripur, kjo ka të bëjë veçmas  me ushqimin të cilit u janë shtuar sheqernat (bonbonet, çokollata, biskotat) dhe ushqimin që përmban shumë kripë (pjekurinë  e njelmët, shkopinj të njelmët, proshutë,  brejtësina të njelmëta).
  • KAFEJA,  PIJET E GAZUARA, ALKOOLI  – Është e ndaluar që fëmijëve t’u jepet kafe dhe alkool, ndërsa lëngjet e gazuara kurrsesi nuk rekomandohet t’u jepen fëmijëve sepse mund të shkaktojnë  probleme të tretjes dhe dhembje të  barkut.