Lino këshilla

Cilësia e ushqimit që e ha nëna ndikon drejtpërdrejt në cilësinë dhe vetitë ushqyese të qumështi.   

 

Është me rëndësi, veçmas në periudhën e  dhënies gji, të hahet ushqim sa më cilësor sepse ushqimi që e ha nëna ndikon drejtpërdrejt në cilësinë dhe vetitë ushqyese të qumështit.  

Brenga tjetër për çka nënat pas lindjes shpesh i brengos është ndonjë kilogram i tepërt. Mund të  merrni frymë lirisht!  Prodhimi i qumështit dhe dhënia e gjirit shpenzojnë më shumë energji  trupore (rreth 500 kcal/në ditë) për ç’arsye  ruajtja e peshës së njëjtë trupore pas lindjes dhe një humbje e vogël jo më shumë se një gjysmë kilogrami në muaj, është tregues i mirë se nëna  i plotëson nevojat e saj energjetike dhe ushqyese, e po ashtu edhe nevojat e foshnjës së saj në gji.   

Po qe se nënat me fëmijë në gji nuk marrin mjaft nutrientë për vete dhe për beben, kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e qumështit. Është me rëndësi që nënat gji dhënëse të hanë ushqimi kualitativ, veçmas gjatë disa javëve të para, kur  pas rraskapitjes pason një lloj ankthi dhe dekurajimi.  Po qe se jeni nënë  që i jepni gji fëmijës suaj, në vazhdim lexoni se çka duhet të hani në mënyrë që edhe ju edhe foshnja juaj të jeni të shëndetshëm.  

Hani shumë supë, sepse lëngjet janë shumë të rëndësishëm! 

Për nënat që i japin gji fëmijës rekomandohen  dy deri në tri litra ushqime të lëngëta  në ditë, sepse nga hidratimi i drejtë varet sasia e qumështit të prodhuar.  Supa nga mishi i kuq i zier dhe perimet do t’ua japë atë lëng shtesë aq shumë të nevojshëm . Mishi i kuq i zier është jashtëzakonisht i mirë edhe për kompensimin e hekurit, kurse me perime dhe drithëra integrale do të jetë një shujtë konkrete.  Supat përmbajnë edhe minerale dhe materie aktive biologjike të cilat do të ndikojnë pozitivisht  tek ju dhe foshnja juaj. Përveç supës dhe ujit, pini edhe lëngje të tjera. Ujë mineral pa gaz, çaj të bimëve si kamomil,  kopër, anason, li, nenexhik, komposto dhe lëngje frutash natyrore. 

Proteinat do tu kthejnë në top-formë 

Dhënia e gjirit është mjaft e lodhshme. Prandaj është me rëndësi  që të hani mjaft proteina. Ato përmbajnë aminoacidin jashtëzakonisht të rëndësishëm triptofan. Gjendet   në mish, vezë, por edhe në banane, fiq, fara dhe spinaq. Proteinat janë material ndërtimi  i çdo qelize trupore, veçmas i muskujve, ashtu që kur dëshironi të ktheheni në formë  dhe të mund ta bartni më lehtë beben tuaj në duar, hani mish, peshk, vezë, bishtaja, qumësht dhe produkte të qumështit.    

Shumëllojshmëria, maturia dhe ekuilibrimi do të ndihmojnë më së miri  që nëna të ndjehet mirë, ndërsa foshnjës së saj t’i mundësojë një shujtë të shëndetshme.  

Është mençuri të hahet me mend! 

Hani peshk së paku dy herë në javë. Peshku përmban shumë acide esenciale yndyrore,  të rëndësishme për zhvillim dhe funksionim të drejtë të trurit.   Sasia e këtyre yndyrave në qumështin e nënës varet    nga cilësia dhe sasia e yndyrës në të ushqyerit e nënave gji dhënëse. Përzgjidhni peshkun e kaltër (sardelet, skumbri, toni), peshkun e yndyrshëm nga detet e ftohta (merluc, harengë)  dhe vaj liri si burim bimor.  Yndyrat   janë burim edhe i vitaminave, siç është vitamina D.   

Forma aktive e vitaminës D ruan nivelin përkatës  të kalciumit dhe fosforit në serum, në ç’mënyrë mundëson mineralizimin normal të kockave  dhe rritjen dhe zhvillimin e indit kockor  dhe të dhëmbëve të foshnjës. Vitamina e famshme D   ka edhe shumë role të tjera në organizëm, secili më i rëndësishëm se tjetri. Juve do t’u mbrojë nga mplakja e shpejtë, inflamacionet, osteoporoza, tensioni i lartë i gjakut dhe depresioni, kurse bebes suaj do t’i mundësojë rritjen dhe zhvillimin e neuro-muskulor dhe funksioneve të imunologjisë.

Dobro je znati

Është mirë të dini

Është me rëndësi që nënat gji dhënëse të hanë ushqimi kualitativ, veçmas gjatë disa javëve të para, kur  pas rraskapitjes pason një lloj ankthi dhe dekurajimi.  

Çokollata ju bën të lumtur. E argumentuar shkencërisht!   

Çokollatat e zeza (po, po, çokollata!), akullorja, frutat e thara,  ëmbëlsirat shtëpiake... të gjitha këto janë  burime të mira të energjisë “instant”.   Ëmbëlsirat e tilla nuk janë vetëm kalori boshe, por janë  edhe burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve si dhe i serotoninit – hormon i lumturisë.               

Frutat dhe perimet, e kuptueshme! 

Vitaminat dhe mineralet  në shumicën e rasteve gjenden në fruta dhe perime.  Këshillohen nënat që menjëherë pas lindjes, në të mirë të saj, por edhe për të mirën e bebes, të hanë sa më shpesh. Shumica e nënave pas lindjes vuajnë nga mungesa e vitaminës D, hekurit, kalciumit dhe zinkut, Të gjitha këto do t’i gjeni në fruta, perime, mish, vezë, qumësht dhe peshk

Dimrit merrni ushqime shtesë  

Shtesat multivitamine në të ushqyer përdoremn shpesh gjatë shtatzënisë. Preferohet që ato të merren edhe në dy, tre muajt e parë pas lindjes, veçmas nëse kemi të bëjmë me periudhën e dimrit. Në atë periudhë zgjedhja e frutave dhe e primeve është më e vogël, e po asht edhe dielli na nxeh më pak.  Shumë nga nënat vuajnë nga anemia e paslindjes, për ç’arsye suplementimi  me preparate të hekurit do të jetë i mirëseardhur. Por, kujdes, asgjë pa mbikëqyrjen e mjekut!