Të gatshëm edhe para shtatzënisë 

Për ta siguruar qysh më përpara shëndetin gjatë shtatzënisë, është me rëndësi që  gruaja mu përpara ngjizjes të ketë status të mirë ushqyes, përkatësisht që gjendja e saj e të ushqyerit  në kuadër të normales. Nëse ka probleme që në start, më vonë do të jetë vështirë të kompensohen nevojat ushqyese  dhe furnizimi me materie ushqyese gjatë shtatzënisë.    

Vetëm 17%  më shumë marrje të energjisë 

Marrja e yndyrave të kualitetit të  lartë  është e domosdoshme. Përveç se janë burim i energjisë dhe i acideve esenciale yndyrore (linoleik dhe α-linoleik), në vete përmbajnë edhe vitaminat në yndyrat e tretshme (A, D, E dhe K). Yndyrat më të mira gjenden në fara (li, luledielli, kungull, susam), në frutat arrore (bajame, arrë, lajthi) si dhe në peshk të kaltër, siç janë sardelet dhe  salmon. Gjatë shtatzënisë gjithsesi shmanguni dietave me yndyrë të ulët.     

Çfarë të hahet dhe si të kompensohen nevojat

Një sandviç  i vogël me mish bibe ose një pjatë me sallatë frutash me shkumë, ½ grushti fruta arrore dhe fruta të thara do të mjaftonin në dy tremujoret e parë. Në të tretin në ushqim mund të futni edhe një jogurt frutash ose një rend çokollatë të zezë.   

Burim më i mirë i energjisë për fant e ardhshme janë karbohidratet. Drithërat nga kokrrat e plota, buka e thekrës  ose buka me fara do të sigurojë të gjithë fibrat ushqyes dhe vitaminat e grupit B.  Proteinat janë të rëndësishme deri në javën e 20-të të shtatzënisë sepse gati gjysma e proteinave të marra do të shërbejë  për rritjen dhe zhvillimin e fetusit.    Për këtë arsye, bie fjala, vegjetarianët në grupin e rrezikuar të shtatzënave dhe të ushqyerit e tyre kërkon një vëmendje të veçantë. Ushqimet me të cilat do të realizojnë një marrje cilësore të proteinave  janë mishi, peshku, vezët, qumështi produktet e qumështit dhe bishtajat, veçmas soja dhe qiqra.    

Mos i harroni yndyrat  

Marrja e yndyrave të kualitetit të  lartë  është e domosdoshme. Përveç se janë burim i energjisë dhe i acideve esenciale yndyrore (linoleik dhe α-linoleik), në vete përmbajnë edhe vitaminat në yndyrat e tretshme (A, D, E dhe K). Yndyrat më të mira gjenden në fara (li, luledielli, kungull, susam), në frutat arrore (bajame, arrë, lajthi) si dhe në peshk të kaltër, siç janë sardelet dhe  salmon. Gjatë shtatzënisë gjithsesi shmanguni dietave me yndyrë të ulët.    

Lino këshilla

Burim më i mirë i energjisë për fant e ardhshme janë karbohidratet. Drithërat nga kokrrat e plota, buka e thekrës  ose buka me fara do të sigurojë të gjithë fibrat ushqyes dhe vitaminat e grupit B.  

 

Peshku – po ose jo? 

Të hahet ose jo peshk është një ndër kontroverset më të mëdha.   Përgjigjja e saktë? Hani peshk. Është me rëndësi sepse përmban proteina të cilësisë së lartë dhe yndyra të vlerave të larta, omega 3 dhe 6 dhe acide të pangopura yndyrore. Megjithatë,  kini kujdes që marrja maksimale e peshkut të jetë deri në 340 gram në javë, me ç’rast duhet shmangur peshqit e deteve të hapura -   peshku shpatë, skumbri, peshkaqeni, toni. Është ky rekomandim i  Foodand Drug Association, kjo për shkak të elementeve toksike siç janë  zhiva dhe plumbi.