Rehatia është më e rëndësishme  

Nëna duhet të akomodohet dhe të vendoset në mënyrë të rehatshme në pozitë ulur ose të shtrirë.  Është me rëndësi të mirëmbahet higjiena ashtu që para dhënies së gjirit  duhet të pastrohen mirë duart. Po qe se fëmija qanë, duhet të qetësohet para se t’i jepet gjiri. Ja se si të arrihet pozita e drejtë:   

1.    Fëmija vendoset ngjitur për  trup të nënës, i kthyer me fytyrë kah nëna. 
2.    Koka dhe trupi duhet të jenë në nivel të njëjtë, kurse hunda në nivel të thithit të sisës. 
3.    Nëna duhet që me thithin e sisës t’i prekë buzët e fëmijës dhe të presë që ta hap sa më shumë gojën.   
4.    Kur goja të jetë e hapur, me lëvizje të butë, por vendimtare, fëmijës duhet t’i futet sisa në gojë. 
5.    Është me rëndësi që nëna mos t’i  afrohet fëmijës me gjirin e saj, por që fëmijën ta afrojë kah vetja. 

  

Fëmija duhet ta prek sisën me mjekër, kurse gojën tërësisht të hapur ashtu qe e mbulon pjesën më të madhe të areolës, jo vetëm thithin e sisës. Buzët e poshtme të bebes është e kthyer nga jashtë. Pas pranimit të këtillë, fillon dhënia e gjirit që është e dukshme nga lëvizjet e nofullave dhe të fytyrës dhe dëgjohet edhe gëlltitja.  

Pozita e drejtë nuk është e dhembshme   

Po qe se fëmija  nuk e ka kapur drejtë sisën,  nënat mund të ndjejnë dhembje për shkak të dëmtimeve (plagëve). Kur fëmija të ketë thithë mjaftueshëm, do ta lëshojë gjirin.  Po qe se nëna duhet ta ndërrojë pozitën, anën në të cilën jep gji ose për çfarëdo arsyeje qoftë ta ndërpresë dhënien e gjirit, ndarjen duhet bërë   me kujdes dhe butë. Mënyra më e mirë është që nëna t’ia shti gishtin e vogël në gojë fëmijës ndërmjet sisës së saj dhe  këndit të buzëve të fëmijës dhe të presë që fëmija ta lëshojë vetë gjirin. Ndarja e shpejtë ose e dhunshme  shpesh është e dhembshme dhe e dëmton thithin e gjirit. 

Dobro je znati

Është mirë të dini

Pavarësisht nga pozita, gjithmonë duhet pasur kujdes që duart e nënës të jenë të mbështetura në dorëza ose jastëkë dhe ta kenë edhe shpinën të mbështetur mirë dhe përshtatshëm. Ndërrimi dhe kërkimi i pozitave të ndryshme është i mirë, e nganjëherë edhe i dëshirueshëm,  në mënyrë që t’i shmangemi mbylljes së kanaleve.   

Ka më shumë mënyra të mbajtjes së fëmijës me rastin e dhënies  gji 

Mënyra më e mirë është ajo që është më e rehatshme edhe për nënën, edhe për fëmijën, për çka shpesh nevojitet një koordinim i mirë dhe mjaft durim. Ja se cilat janë të gjitha mënyrat e mbajtjes së fëmijës me rastin e dhënies gji:    

Pozita e djepit. Nëna ulet ndejur dhe e mban fëmijën në krah, të kthyer nga vetja ashtu që koka e fëmijës shtrihet në  lakimin e dorës së nënës. Me dorën tjetër  e mban fëmijën.   

Kapja e  kryqëzuar e djepit. Fëmija shtrihet sikurse edhe në pashin e djepit, mirëpo duart kanë role të ndryshuara. Dora në anën në të cilën fëmija  pi gji vendoset nën kokën e fëmijës, kurse dora tjetër e mban trupin.   

Kapja e topit të futbolli. Fëmija vendoset nën dorë  në anën në të cilën pi gji (sikurse topi ose çanta e dorës). Kështu fëmija është i shtrirë dhe i mbështetur në parakrahun e dorës së njëjtë.  Kjo pozitë është e përshtatshme për nënat që kanë lindur me prerje cezariane.   

Pozita e shtrirë. Nëna shtrihet anash, ndërsa fëmija është i kthyer me fytyrë në drejtim të saj. Nëna me dorën e saj ia mban kokën. Pozita është e përshtatshme për nënat për të cilat pozita ulur është e parehatshme.