Dhënia e gjirit është njësoj e rëndësishme në të gjitha vendet, mirëpo vendet e pazhvilluara kjo paraqet dallimin në mes të jetës dhe vdekjes. Vlerësohet se nga 1,3 deri në 1,45 milionë vdekje do të mund të parandaloheshin  me rritjen e përqindjes së dhënies së gjirit në vendet e pazhvilluara. Prandaj nuk habit që dhënia e gjirit rekomandohet nga lindja e bebes  e deri në vitin e dytë të jetës, e nganjëherë edhe më vonë.     

Përse qumështi i nënës është ushqimi më i mirë  

Qumështi i nënës ka përbërje unike dhe plotësisht u përshtatet nevojave të fëmijës. Në vete përmban substanca të shumta mbrojtës që e mbrojnë beben tuaj nga inflamacionet dhe sëmundjet. Ka një temperaturë ideale, është i qasshëm dhe – pa pagesë. Dhënia e gjirit, është provuar tashmë,  ndikon pozitivisht në zhvillimin dhe rritjen e fëmijës deri në moshën e rritur.  

Krahas arsyeve evidente, vlen të përmenden edhe disa. Dhënia e gjirit ka efekt të rëndësishëm psikologjik  në lidhjen ndërmjet nënës dhe fëmijës. Fëmija me rastin e dhënies së gjirit  ndjehet më afër nënës së tij, dhe kësisoj edhe më i sigurt, gjë që krijon  një lidhje të fuqishme emocionale, kurse bebes i ofron butësi, vëmendje dhe qetësi. 

Lino këshilla

Qumështi i nënës ka përbërjen më të volitshme të nutrienteve, të nevojshme për rritje të drejtë të bebes.    

 
 

 

Dhënia e gjirit ka rëndësi edhe për nënat   

Pas lindjes, dhënia e gjirit ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e nënës. Stimulon lirimin e hormonit të oksitocinës që, përveç refleksit të prodhimit të qumështit, ndihmën kthimin e e mitrës në gjendjen para ngjizjes.  Është e njohur se  nënat që  japin gji u ekspozohen më pak rrezikut të sëmurjes nga kanceri i gjirit dhe disa formave të kancerit të vezoreve dhe kanë një rrezik dukshëm më të vogël  nga zhvillimi i osteoporozës në moshën më të vonshme të jetës.       

Cilët janë efektet pozitive të dhënies së gjirit në shëndetin e fëmijës 

Parandalon infeksionet.  Një ndër efektet  më të rëndësishme të dhënies së gjirit, veçmas në vendet e pazhvilluara. Provat më të fuqishme shkencore  në parandalimin e infeksioneve  kanë të bëjnë me otitisin akut dhe diarrenë akute. 

Zvogëlon trashjen. Rosertimet kanë dëshmuar efektin pozitiv të dhënies së gjirit në zvogëlimin e mbipeshës së trupit dhe të trashjes tek fëmijët në gji. Madje edhe deri në   10%. 

Parandalon alergjitë. Masa më efektive dietetike në drejtim të preventivës së sëmundjeve atopike, veçmas të alergjisë nutritive dhe dermatit  atopik është dhënia  e gjirit, sipas mundësisë deri në muajin e 6 të jetës së bebes. Dhënia e gjirit rekomandohet edhe pas kësaj, krahas futjes së ushqimit shtesë.   

Ndikon pozitivisht në tensionin e gjakut. Dhënia e gjirit, krahas ndikimit të faktorëve të tjerë mjedisor, ndikon pozitivisht në uljen e tensionit sistolik të gjakut.   

Stimulon neuro-zhvillimin. Provat tregojnë se dhënia e gjirit ka një efekt të vogël, por të matshëm pozitiv në zhvillimin kognitiv që zgjat deri në moshën e rritur. Këto efekte vërehen  më së miri në nivel të të gjithë popullatës.