Bebja juaj ndryshon, qumështi juaj po ashtu  

Përbërja e qumështit ndryshon varësisht nga zgjatja e shtatzënisë, mosha e fëmijës, të ushqyerit e nënës, por edhe gjatë një dhënie gjiri. Qumështi i parë që tajitet nga dita  e parë deri në ditën e tretë pas lindjes, e quajmë kulloshtër. Kjo është e dendur, ngjyrë në të verdhë dhe i përshtatet lukthit të fëmijës së porsalindur, që ka madhësinë e një arre. Në këtë vëllim të vogël  prej gjithsej 30 ml, përmes kulloshtrës, zë vend e gjithë ajo që i nevojitet bebes.
Disa ditë pas lindjes,  qumështi i nënës ndryshon dhe bëhet i ashtuquajtur “qumësht kalimtar”. Është pak më i hollë se kulloshtra, por edhe më tutje i pasur me yndyra dhe materie ushqyese. Pas  qumështit kalimtar, arrin qumështi i pjekur që me përbërje dhe sasi gradualisht u përshtatet nevojave të shtuara të fëmijës që rritet. Ka ngjyrë të kaltër në të bardhë dhe me vëllim më të madh.      

Dobro je znati

Është mirë të dini

Disa nga foshnjat kënaqën me thithjen e njërit gji, kurse të tjerat tek çdo thithje pinë nga të dy. Është me rëndësi që fëmija të lihet mjaft gjatë në njërin gji para se t’i ofrohet gjiri tjetër, për arsye se në fund të dhënies së gjirit tajit qumësht me më shumë yndyrë ashtu që fëmija merr më shumë kalori.   

Natyra kujdeset edhe për ata që nxitojnë 

Nëse bebja juaj  nxiton për në këtë botë para kohe, përkatësisht para javës 37 të shtatzënisë, qumështi do t’u përshtatet nevojave të fëmijës së papjekur. Do të ketë më shumë proteina dhe disa minerale. 

Përbërja e qumështit të nënës ndryshon edhe gjatë një gji-dhënie. Në fillim ka më shumë ujë, proteina dhe sheqer ashtu që duket i tejdukshëm. Me vazhdimin e dhënies së gjirit, në qumësht ka më shumë yndyrën – burim kryesor i energjisë, por edhe ndjesi e ngopjes.   

Nga të ushqyerit e nënës varet cilësia e qumështit   

Është me rëndësi edhe se çfarë ha nëna gjatë dhënies gji. Rregulla themelore thotë: Hani me rregull, me masë dhe shumë lloje.  Sasia mesatare ditore e qumështit të prodhuar është 750 gramë, kurse për prodhimin e kësaj sasie të qumështit të nënës nevojitën rreth 300 deri në 500 kalori shtesë në ditë.    

Në aromë është fshehtësia   

Qumësht i nënës është për beben më i shijshmi edhe për shkak të aromës. Shija dhe  aroma ndryshojnë nga ora në orë, varësisht nga të ushqyerit e nënës gji dhënëse. Shkenca pohon s pikërisht në këtë mënyrë fëmija njihet me “kuzhinën” e shtëpisë së saj dhe përgatitet për shije dhe aroma të reja   që do t’i shijojë  ngjatë  të ushqyerit shtesë.  Qumësht i nënës  përmban materie ushqyese të cilat janë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e bebes. Proteinat, yndyrat, karbohidratet, mineralet, vitaminat... e këtu janë edhe përbërësit e shumtë imunologjik, siç janë leukocitet, lizozima, laktoferina, oligosakaridet, nukleotidet, cikotina etj. Krahas kësaj, qumështi i nënës përmban  edhe acide esenciale yndyrore, enzime, faktorë të rritjes, antioksidantë, probiotikë dhe   substanca të tjera të shumta aktive biologjike që e bëjnë absolutisht shujtën më të shëndoshë për beben tuaj.    

Hani me rregull, me masë dhe shumë lloje.

Pengesat e tretjes dhe alergjitë 

Foshnja shpesh reagon në ndryshimin e përbërjes së qumështit të nënës. Për këtë arsye është me rëndësi të përcillen reagimet e bebes gjatë dhe pas dhënies së gjirit.  Rekomandohet shmangia e ushqimeve të caktuara, lakra, bizelet, agrumet etj. Jo rrallë tek foshnjat në gji, që kanë trakt digjestiv të ndjeshëm dhe sistem imunologjik të pazhvilluar, shfaqen çrregullime të tretjes, fryrje dhe erëra si dhe reagime alergjike, kurteshi dhe  urtikaria. Se a ndihmon në parandalimin e asaj që u cek eliminimi i ushqimeve të caktuara, ende nuk është konfirmuar shkencërisht.     

Për këtë arsye nënave u rekomandohet që mos t’i eliminojnë artikujt ushqimorë me vetiniciativë. Po qe se nëna, megjithatë, e lidhë në mënyrë të qartë konsumimin e ushqimit të caktuar me problemet e tretjes së bebes, është me rëndësi që fillimisht të këshilloheni me pediatrin. Gjithsesi rekomandohet shmangia e alkoolit, duhanit dhe e sasive të mëdha të kofinit.    

Mundësoni fëmijës që të hajë kur të dëshirojë     

"Dhënia e gjirit me kërkesë" është e mirë. Mundësoni fëmijës të hajë shpesh sa të dëshirojë.  Gjatë disa ditëve të para, fëmijës mund t’i jepet gji edhe deri në 12 herë në ditë, ndërsa këshillohet më së paku tetë herë në 24 orë., me një interval jo më shumë se katër orë në mes të dy thithjeve. Po qe se kalon më shumë kohë nga sa u cek, zgjojeni foshnjën tuaj dhe afrojani shujtën.     

Përveç nëse mjeku nuk ka udhëzuar ndryshe, fëmija i porsalindur në gjoks nuk guxon  tëharrë kurrfarë lëngu tjetër as ushqim. Shujtat do të behën çdo ditë e më voluminoze, kurse intervali  në mes të gji-dhënieve më i gjatë. Pas 4 deri në 6 javë do të formohet teknika e drejtë e dhënies së gjirit dhe thithja e gjirit në atë rast do të zgjasë rreth 20 minuta.