Mirëpo, rregulli se natyra ofron më së shumti edhe më tutje është i saktë. Çdo gjë që u nevojitet në mënyrë që organizmi juaj të jetë i shëndetshëm, ndërsa fëmija juaj të zhvillohet drejt, gjendet në ushqimet e llojllojshme, veçmas në frutat dhe perimet e freskëta. Por, ky rregull nuk vlen për të gjitha gratë. Disa shtatzëna nuk kanë një të ushqyer mirë të ekuilibruar  ashtu që u preferohet  plotësimi me  preparate të specializuara. 

Acidi folik ndërton qelizat      

Një ndër vitaminat më të rëndësishme për shtatzëna është acidi folik – vitaminë e grupit B. Gjendet në fruta dhe perime të freskëta, ndërsa është kyç për krijimin e qelizave të reja (sinteza e ADN-së). Më së shumti gjendet në perimet e gjelbra gjethore, brokoli, domate, luleshtrydhe, banane, mandarina dhe shalqi.  

Dobro je znati

Është mirë të dini

Gjatë tremujorit I dhe II këshillohet plotësimi ditor me 30 g hekur. Por gjithmonë me kujdes  dhe gjithmonë me këshillë të ekspertit! Ushqimet e pasura me hekur janë mishi i kuq, perimet ngjyrë të gjelbër të mbyllët, drithërat e plota dhe frutat e thara.    

Nevoja për hekur rritet   

Terk shtatzënat shpesh shfaqet mungesa e hekurit, kurse në të njëjtën kohë, gjatë shtatzënisë rritet roli dhe nevoja për hekur madje për 50%. Ndonëse ndryshimet hormonale në trupin e shtatzënës sigurojnë humbjen më të vogël  dhe absorbimin më të mirë të hekurit, gjatë tremujorit I dhe II këshillohet plotësimi ditor me 30 g hekur. Por gjithmonë me kujdes  dhe gjithmonë me këshillë të ekspertit! Ushqimet e pasura me hekur janë mishi i kuq, perimet ngjyrë të gjelbër të mbyllët, drithërat e plota dhe frutat e thara.    

Uji është burim i jetës 

Uji për shtatzëna është me kuptimin e plotë të fjalës burim i jetës. Trupi i gruas gjatë shtatzënisë  e rrit peshën e vet për 10 deri në 25%V, gjë që tërheq pas  vetes  edhe nevojat e shtuara për lëng. Shtatzëna me një peshë mesatare të trupit (rreth 70 kg) do të duhej të pinte prej  2,5 deri në 3 litra ujë në ditë.   

Rëndësi të posaçme ka për nënat e ardhshme  që “ta dëgjojnë trupin e vet”. Plotësoni të gjitha “dëshirat budallaqe”  sepse ato janë shpesh mënyrë në të cilën organizmi bën me dije se ka nevojë për materie të ndryshme. Por përzgjidhni me mençuri -  nëse u hahet diçka e ëmbël,  më me dëshirë merrni fruta të thara ose çokollatë të zezë, në vend të çamçakëzëve.     

Në vazhdim lexoni se cilat vitamina dhe minerale të tjera u nevojiten gjatë shtatzënisë. 

Sa më shumë acid folik 

Gjatë shtatzënisë do t’u nevojiten rreth 600 mg acid folik në ditë. Hani sa më shumë spinaq, shpargull, brokoli, lule lakër, panxhar, thjerra, fasule, bizele, kikirikë, portokall, mandarina, papaja dhe avokado.         

Kini kujdes në marrjen e kalciumit 

Shtatzënës i nevojitën 1000 mg kalcium në ditë. Më së shumti gjendet në produktet e qumështit siç janë jogurti, acidofili dhe djathi. Gjendet edhe në bajame,susam, në farat e specave djegës, si dhe në farat e kungullit dhe të lulediellit.     

Hekuri është kyç  

Gjatë tremujorit III të shtatzënisë vëllimi i gjakut të shtatzënës do të rritet për 50%. Nevojat për hekur do të arrijnë edhe deri në 27 mg në ditë. Hekurin e gjeni në mish të kuq (mish viçi, gjedhi, mështjerre), peshk të kaltër si sardele dhe saragë, vezë dhe në farat e kungullit dhe të lulediellit.    

Vitamina D – e rëndësishme sa edhe dielli  

Gjatë shtatzënisë, organizmi i shtatzënës  ka nevojë për rreth  600 IJ (njësi internacionale)* të vitaminës D në ditë.  Nëse i shmangeni ekspozimit në diell, atëherë marrja e kësaj vitamine është edhe më e rëndësishme. E gjeni në sardele, saraga, bakalaro, salmon, mish të kuq, vezë, dhe në produkte të qumështit.  

*Njësi matëse për sasinë e materieve të caktuar, e bazuar në aktivitetin e matur biologjik. Përdoret për vitamina, hormone, disa barna dhe substanca të ngjashme aktive biologjike. Kështu, 1 IJ të vitaminës A  korrespondon me 0,3 mikrogram retinol ose 0,6 mikrogram beta-karoten; 1 IJ të vitaminës D korrespondon me 0,025 mikrogramë kolekalciferol/ergokalciferol; 1 IJ të vitaminës E korrespondon me 2/3 mikrogram  d-alfa-tokoferol).