Ueb faqen www.lino.ks (më tutje në tekst: ueb-faqja) e ka iniciuar dhe e redakton Podravka  d.d. (më tutje në tekst: Podravka ose ne).

Me përdorimin e parë të ueb-faqes konsiderohet se në tërësi jeni të njohur  me këto Kushte,  se i keni të qarta  dhe se i pranoni. Nëse nuk jeni të pajtimit me to, luteni që të mos i qaseni  ueb-faqes  dhe  të mos i përdorni përmbajtjet e saj. Nëse keni çfarëdo pyetjesh ose paqartësish lidhur me Kushtet e përdorimit, luteni që t’i drejtoheni  redaksisë sonë në adresën lino@lino.ks.

Ne rezervojmë të drejtën për ndryshimin e pamjes dhe të përmbajtjes  së  ueb-faqes dhe të Kushteve të përdorimit, prandaj luteni që t’i studioni ato kohë pas kohe, në mënyrë që të njoftoheni  me ndryshimet e mundshme. Do të konsiderojmë që përdorimi i mëvonshëm i ueb-faqes paraqet pranimin tuaj  të të gjitha ndryshimeve eventuale. 


Kushtet në fjalë kanë të bëjnë me disa segmente:

  1. Kushtet e përdorimit.
  2. Të drejtat autoriale dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale. 
  3. Garancitë dhe mohimin të drejtave.
  4. Mbrojtja e të dhënave personale, besueshmëria, ëmbëlsirat (cookies).  
  5. Ndryshimet dhe pushimi i vlefshmërisë (skadenca).

1. Kushtet e përdorimit

Përdorimi i lejuar

Shkarkimi dhe printimi i çdo forme, si p.sh. për porosi etj., si dhe shikimi i materialeve dhe përmbajtjeve të tjera  në këtë adresë është i mundur  vetëm për qëllime personale. Ndalohet shfaqja publike, transmetimi, publikimi, ndryshimi, reproduktimi, distribuomi, pjesëmarrja në transmetim ose në shitje, hartim të kopjeve, dërgim dhe në çdo lloj tjetër të përdorimit të përmbajtjes së tërësishme të ueb-faqes ose të një pjesë të saj, si dhe zgjedhja dhe harmonizimi i përmbajtjeve të tij, pa lejen eksplicite me shkrim  të Podravka d.d   dhe bartësve të tjerë  të të drejtave autoriale dhe të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale. Nëse një leje e tillë është  dhënë, nuk është e lejuar të shlyhen ose të ndryshohen të dhënat ekzistuese që kanë të bëjnë me të drejtën e autorit dhe/ose me markën tregtare ose të drejtat tjera të pronësisë intelektuale.


Përdorimi për qëllime komerciale

Ndalohet përdorimi i ueb lokacionit për tregti, shitje dhe qëllime të tjera komerciale, me përjashtim të blerjes  nga  Podravka d.d. Çdo publikim i reklamave ose grumbullim i ofertave për produkte dhe shërbime nuk lejohet pa pëlqimin me shkrim  të Podravkës. Ndalohet bartja dhe publikimi i  përmbajtjeve të paturpshme, fyese, vulgare, kërcënuese ose  të pahijshme, ose në  formë tjetër të papranueshme dhe të kundërligjshme, si dhe të atyre të cilat shkelet  ndonjë nga të drejtat e cilësdo palë qoftë  dhe veçmas i përmbajtjeve  që përmbajnë  viruse ose material tjetër të dëmshëm. Përdoruesit marrën përsipër përgjegjësinë për çfarëdo dëmi  që është pasojë e aktiviteteve të tyre të cilat nuk janë në pajtim me ato që u ceken më lart,   si dhe për lloj tjetër të dëmit që do të mund të dilte nga kjo. Podravka d.d. rezervon të drejtën (por jo edhe detyrimin) që materialet dhe përmbajtjet të cilat i publikojnë përdoruesit në ueb lokacion, t’i  fshijë në tërësi ose pjesërisht.

Dërgimi i përmbajtjeve dhe i materialeve 

Me dërgimin e përmbajtjeve dhe të materialeve  (duke përfshirë, por jo ekskluzivisht, propozimet, idetë, vizatimet, recetat) në këtë adresë, në mënyrë automatike i jepni (por nuk garantoni se pronari i materialeve  në mënyrë ekskluzive i ka lejuar)  Podravkës d.d. të drejtat e parevokueshme, të përhershme dhe ekskluzive  dhe licencën për përdorim, adaptim dhe ndryshim, përfshirje në punime të tjera, përkthime, publikim, bartje dhe shpërndarje në tërë  botën të materialit në fjalë në cilëndo formë dhe përmes medieve deri më tani të njohura dhe të ardhshme për çfarëdo qëllimi qoftë dhe pa kompensim. Kushtet e kësaj pike vlejnë  edhe pas pushimit të vlefshmërisë së këtyre Kushteve.   

2. Të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale

Përmbajtja e ueb-faqes është e mbrojtur me të drejtat e autorit që i përkasin Podravka d.d., ose që i janë dhënë Podravka d.d. në  pronësi nga personat e tretë. Podravka d.d. po ashtu posedon  të drejtën autoriale të redaktimit, zgjedhjes dhe harmonizimit të përmbajtjes së ueb-faqes. Tutje, ueb lokacioni përmban shenja mbrojtëse,  emra individësh dhe përmbajtje të tjera të pronësisë intelektuale në pronësi të Podravka d.d. ose të personave  të tretë, ndërsa Podravka është bartëse e licencës. Nuk mund të konsideroni që çfarëdo përmbajtjeje në ueb-faqe  është për përdorim të pakufizuar. Mund të kërkohet leja për shumëzim.     


Foto dhe videot

Të gjitha fotografitë, fotot, video-regjistrimet, të dhënat biografike të personave dhe/ose materialet e tjera që shfaqën në ueb-faqe janë ekskluzivisht pronësi e Podravka d.d. Të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale në të gjitha materialet  që gjenden në ueb-faqe i takojnë Podravkad.d.  Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Leja u jepet subjekteve për përdorim të materialeve ekskluzivisht për qëllime promovimi, redaktuese dhe informative të publikimit në gazeta, revista dhe në media elektronike.  Çdo përdorim tjetër i materialeve  nga ueb lokacioni nuk lejohet. Po ashtu, nuk lejohet përdorimi i çfarëdo materiali qoftë nga ueb-faqja në lidhje me  shitjen ose ofertën për shitje të produkteve  ose shërbimeve të çfarëdo lloji qoftë. Leja e përcaktuar   dhe mënyra e përdorimit të ueb lokacionit nuk guxojnë të bartën, të nënkontraktohen ose të ndahen dhe çdo bartje e synuar dhe e tentuar , nënkontratë ose ndarje do të konsiderohen  të  pavlefshëm.  Me përdorimin e materialeve nga ueb-faqja, përdoruesit  e medieve  obligohen që t’u përmbahen plotësisht këtyre kufizimeve, kushteve dhe kërkesave.   

3. Garancitë dhe mohimi i të drejtave 

Podravka d.d. bën përpjekje të arsyeshme në mënyrë që në ueb-faqe të publikohen të dhëna të sakta dhe aktuale, por nuk merr përgjegjësinë për saktësinë dhe plotësinë e tyre, ashtu siç nuk jep të drejtën për vërejtje në këtë aspekt.  Përveç garancisë  për produktet të cilat Podravka d.d. i ka publikuar  në mënyrë eksplicite,  Podravka d.d.   thekson se të gjitha materialet dhe përmbajtjet  në ueb-faqe duhet të merren “ashtu siç janë”, ashtu që Podravka d.d. nuk ndjehet përgjegjëse për pasojat eventuale që mund të rrjedhin nga interpretimi  ndryshe i materialeve dhe përmbajtjeve në ueb-faqe. Podravka d.d. nuk garanton se ueb lokacioni do të jetë çdo herë i qasshëm dhe në dispozicion, dhe se nuk do të përmbajë gabime ose viruse. Secili përdorues pranon në mënyrë eksplicite përdorimin e ueb-faqes në përgjegjësinë e vet personale.   

Podravka d.d. nuk përgjigjet për dëm ose shkelje (përfshirë, por jo ekskluzivisht, dëmin e veçantë ose rrjedhimor) që mund të jetë rezultat i përdorimit ose i pamundësisë së përdorimit të cilësdo pjesë qoftë të ueb-faqes, ose të përmbajtjeve të cilat i kanë publikuar ose shtuar në te  përdoruesit e tjerë.  

Media dhe përdoruesit e tjerë  të cilët  përdorin ueb-faqen, pajtohen që ta kompensojnë Podravka d.d. për çfarëdo dhe për të gjitha kërkesat, shpenzimet, dëmet ose përgjegjësitë që rrjedhin nga përdorimi i pandërgjegjshëm  i materialit  nga ueb-faqja nga ana e përdoruesit të njëjtë, përfshirë edhe çfarëdo qoftë dëmi të drejtpërdrejtë, të tërthortë, të rastësishëm, të veçantë ose rrjedhimor.

Tutje, Podravka d.d.  dhe furnizuesit nuk marrin përsipër kurrfarë përgjegjësie ligjore për saktësinë, plotësinë ose dobishmërinë e të dhënave, pajisjeve, produkteve ose veprimeve të paraqitura këtu, si dhe nuk garantojnë  se përdorimi i informacioneve, pajisjeve, produkteve ose veprimeve nuk do t’i  prekin të drejtat private.   


Mohimi i të drejtës për reklamim 

Të përmendurit e çfarëdo produkti, veprimi ose shërbimi konkret, që ka markë tregtare, ose të ngjashme, nuk do të thotë domosdoshmërish se Podravka d.d.  ose kushdo qoftë nga të punësuarit e saj  dhe furnizuesit reklamon, rekomandon ose favorizon.    


Mohimi i të drejtës për lidhe të jashtme

Shfaqja e hipërlinqeve të jashtme  nuk do të thotë se Podravka d.d., furnizuesit ose sponsorët i reklamojnë  ueb faqet e tilla të jashtme, ose informacionet, produktet ose shërbimet që i përmbajnë ato. Podravka d.d.,as  kushdo qoftë nga të punësuarit e saj,  furnizuesit ose sponsorët  nuk ka kontroll ndaj informacioneve të cilat i përmbajnë ueb faqet e tilla të jashtme. Lidhjet e jashtme në ueb lokacion janë në pajtim me politikën e Podravka d.d., e cila nuk është përgjegjëse për përmbajtjen  e çfarëdo sajti të lidhur që e ka marrë nga serverët e saj.  Lidhjet mund të përfshijnë linqe tekstuale, imazhe të vogla, ikona  dhe fotografi të vogla që e ilustrojnë lidhjen, por  nuk i reklamojnë produktet ose shërbimet.  

4. Mbrojta e të dhënave personale, besueshmëria, ëmbëlsirat (cookies)   

Podravka  mund të përdorë  të ashtuquajturat ëmbëlsira (cookies) – grumbull i të dhënave që shërbejnë si identifikues  juaji anonim individual, në atë mënyrë që ueb-faqja ia dërgon shfletuesit tuaj  dhe i ruan në kompjuterin tuaj. Ëmbëlsirat përdoren  për funksionimin e të gjitha funksioneve  të ueb lokacionit dhe për një përvojë më të mirë të përdoruesve.  

Me rastin e qasjes në ueb lokacion, ëmbëlsirat i identifikojnë parametrat  e  kërkimit, por jo edhe  të vetë përdoruesve. Me ndihmën e ëmbëlsirave nuk mund të zbulohet identiteti personal i përdoruesit.  Podravka mund t’i mbledhë informacionet  duke përdor “shenjat pixel”, “sinjalet e rrjetit”, ”të GIF-eve të zbraztë”   ose mjeteve të ngjashme (të quajtura bashkërisht “shenja të pixel-it”) të cilat mundësojnë që të dimë se kur përdoruesi i caktuar e viziton ueb-faqen.  

Ëmbëlsirat e personave të tretë Podravka i përdor për sigurimin e të dhënave statistikore  për numrin e vizitave dhe mënyrën e përdorimit të ueb-faqes. Të dhënat e grumbulluara përfshijnë adresën IP të përdoruesit, të dhënat për shfletuesit, gjuhën,  sistemin operativ dhe të dhënat e tjera standarde statistikore të cilat grumbullohen dhe analizohen ekskluzivisht në mënyrë anonime  dhe masive.  

Në qoftë se nuk jeni të pajtimit me përdorimin e tyre, ëmbëlsirat mund t’i fshini lehtë (ose t’i parandaloni) në kompjuterin tuaj me ndihmën e premisave të shfletuesit të cilin e përdorni.  Më shumë informacione  për ëmbëlsirat mund të gjeni tek  Rregullat e Podravkës për  Mbrojtjen e Privatësisë (http://lino.ks/info/zastita-privatnosti/,),  ndërsa informacionet shtesë për  menaxhimin e ëmbëlsirave  janë të qasshme  në faqet e shfletuesve të cilët i përdorni ose në  www.allaboutcookies.org.
Duke qenë se qëllimi i ëmbëlsirave është përmirësimi dhe mundësimi i përvojës sa më të mirë të përdoruesve  me rastin e përdorimit të ueb-faqes tonë dhe të proceseve të saj në vëllimin e plotë të funksionalitetit të tyre, theksojmë se me parandalimin ose fshirjen e ëmbëlsirave mund të pengoni veprimin e funksioneve të  ueb-faqes ose të shkaktoni  punë dhe pamje tjetër të shfletuesit tuaj.

5. Ndryshimet dhe pushimi i vlefshmërisë (skadenca)  

Podravka d.d. rezervon të drejtën e ndryshimit ose të ndërprerjes  së të gjitha ose të cilësdo pjesë  të kësaj ueb-faqeje si dhe të kushteve  të përdorimit në çfarëdo  kohe. Ndryshimet hyjnë ë fuqi  pas publikimit në këtë adresë ose kur  përdoruesit të jenë njoftuar për to. Kushtet e përdorimit aplikohen  deri  në shkëputjen e tyre nga ana juaj ose ngjana e Podravkës. Shkëputja juaj,  e mundur   në çfarëdo kohe qoftë, do të thotë  ndërprerje e përdorimit të ueb-faqes dhe asgjësim   i të gjitha materialeve  dhe përmbajtjeve të “hequra” dhe të përdorura nga kjo ueb faqe.