Rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale në ueb-faqen www.lino.ks
 

Edhëna personale. E dhënë personale është çdo informacion që ka të bëjë me personin e identifikuar, përkatësisht personin i cili mund në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi të identifikohet (p.sh. emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, adresa e postës elektronike etj.).


Qëllimi i grumbullimit. Të dhënat personale i mbledhim me qëllim  të përmirësimit të cilësisë  së përmbajtjes, funksionalitetit dhe shërbimeve në Lino. ks për t’i përmbushur interesimet dhe nevojat tuaja, si dhe për  t’u njoftuar me produktet dhe shërbimet tona, si  dhe të shoqatave dhe partnerëve  tanë të lidhur.


Të dhënat të cilat i përpunojmë. Qasja në ueb-faqen Lino.ks  është e lirë dhe nuk kërkohet regjistrimi. Po qe se vendosni, ofrimi i të dhënave personale është vullnetar.  Nuk përpunojmë më shumë të dhëna personale se që vërtetë janë të nevojshme për pjesëmarrjen tuaj në ndonjë nga aktivitetet në faqet tona të cilat me rastin e  përdorimit të ueb-faqes Lino.ks  nuk do të jenë të dukshme.  

1. Grumbullimi dhe përdorimi i të dhënave tuaja personale 

Lino e respekton privatësinë tuaj ashtu që përpunimin të dhënave tuaja personale e bën në mënyrë të ndershme dhe ligjore. 


Pëlqimi juaj. Të dhënat   tuaja personale i përpunojmë vetëm në bazë të pëlqimit tuaj – të deklaratës  së dhënë lirisht dhe eksplicite  që të dhënat personale që na i keni bërë  të qasshme përmes regjistrimit dhe përdorimit të ueb–faqes t’i përpunojmë sipas qëllimit të përcaktuar me këto Rregulla të mbrojtjes së privatësisë.   Pëlqimin tuaj do ta kërkojmë me rastin e plotësimit të formularit përkatës të qasshëm në ueb-faqet e Podravka.hr. 

Pa pëlqim të dhënat personale guxojnë të grumbullohen dhe të përpunohen më tutje në rastet e caktuara me ligj.  

Përpunimi i të dhënave personale. Të dhënat e grumbulluara personale  i ruajmë në formë elektronike  dhe me qëllim të mbrojtjes aplikojmë teknika përkatëse, masa organizative dhe kadrovike të mbrojtjes së të dhënave personale  dhe procedura,  në mënyrë që të parandalojmë që në të dhënat personale, që nuk janë të qasshme për përdoruesit e tjerë të portalit, të mos qasen në mënyrë të pa autorizuar  dhe të sigurohemi se përdoren  në përputhje me qëllimin e përpunimit.  

Anketat dhe pyetësorët. Kohë pas kohe në faqet tona zhvillojmë anketa, fletë-pyetës etj.  Të dhënat të cilat i mbledhim në këtë mënyrë i konsiderojmë të besueshme dhe i përdorim ekskluzivisht për nevojat e Lino.ks.  Ekskluzivisht  rezultate përmbledhëse të këtyre anketave dhe fletë-pyetësve, përkatësisht të hulumtimeve, mund  t’i përdorim për qëllime të marrëdhënieve me publikun dhe t’i ndajmë me juve në ueb-faqet  Lino.ks dhe/ose Podravka.hr.

Mesazhet në formë elektronike. Kur na e dërgoni  postën elektronike (e-mail) me të dhënat tuaja personale në bazë të të cilave ka mundësi t’u identifikojmë, pa marrë parasysh  nëse bëhet fjalë për postë elektronike me pyetje ose koment, neve ato të dhëna  i përdorim vetëm për qëllim të  përmbushjes së kërkesave tuaja.  Ndoshta mesazhin tuaj elektronik, përkatësisht formularin, do t’ia përcjellim palës së tretë , të punësuarve  të tjerë të Podravkës ose furnizuesve, në mënyrë që të përgjigjemi në pyetjen tuaj, përkatësisht  ta përmbushim kërkesën tuaj.  

2. Fshirja dhe qasja juaj në të dhënat personale 

Përgatitja e të dhënave personale.  Të dhënat tuaja personale që na i keni bërë të qasshme me rastin e regjistrimit do t’i  ruajmë gjatë kohës së ekzistimit të ueb-faqes Lino.ks. Pas kësaj të dhënat tuaja personale do t’i fshijmë, përveç nëse na lejoni ruajtjen e mëtejshme të të dhënave tuaja personale.  
Qasja  juaj në të dhëna. Ju keni autorizim që në çdo kohë të  njoftoheni për atë se cilat nga të dhënat tuaja i ruajmë në përmbledhjen tonë të të dhënave personale të përdoruesve,  si dhe të kërkoni që të gjitha ose disa të dhëna personale t’i ndryshojmë ose fshijmë. Këtë do ta bëni në atë mënyrë që Redaksisë sonë në adresën lino@lino.ks  t’ia dërgoni njoftimin me kërkesën tuaj.  Nëse e parashtroni një kërkesë të tillë, do të bëjmë përpjekje të arsyeshme  që ta vërtetojmë identitetin tuaj dhe të parandalojmë përpunimin e paautorizuar  të të dhënave personale.  

3. Të dhënat e personave të tjerë 

Varësisht nga përmbajtja dhe  funksionaliteti të cilin e përdorni, mund të kërkojmë nga ju disa të dhëna personale për personin tjetër në mënyrë që ky funksionalitet të mund të realizohet (p.sh. dërgimi i kartëpostaleve elektronike, me ç’rast do të theksoni  emrin dhe adresën elektronike  të personit të cilit ia dërgoni atë). Këto të dhëna personale nuk i përpunojmë   përveç se deri në atë masë  që është e nevojshme për funksionalitetin të cilin e përdorni. Po ashtu, këto të dhëna personale  nuk do t’ua japim në përdorim personave të tretë, me përjashtim kur kjo kërkohet  në bazë të ligjit. Të dhënat personale  të cilat na i dërgoni në këtë mënyrë do t’i fshijmë sose të jetë realizuar funksionaliteti të cilin e keni përdorë (p.sh. pasi që të dërgoni kartëpostalen elektronike). 

4. Dërgimi i të dhënave personale pranuesve të tjerë 

Të dhënat tuaja personale nuk ua dërgojmë pranuesve të tjerë përveç  nëse për këtë ju na autorizoni. Mirëpo, kur një gjë e tillë është e nevojshme  për shkak të realizimit të disa nga funksionalitetet, të përmbajtjes  ose shërbimit të ueb-faqes  Lino.ks (p.sh. përsëritja e bazës biografisë), mendojmë se me pranimin  e përmbajtjes në fjalë, jepni pëlqimin  që të dhënat tuaja personale  t’ua dërgojmë partnerëve /shoqatave tona të lidhura që janë të domosdoshme  për realizimin e funksionalitetit. Do të sigurojmë që partnerët /shoqatat tona të  lidhura të dhënat tuaja personale t’i përpunojnë sipas mënyrës së përcaktuar me këto Rregulla të mbrojtjes së privatësisë në ueb-faqen Lino.ks.

5. Rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale  të ueb-faqeve të tjera të personave të tretë të palëve të treta 

Në ueb-faqet Lino.ks do të gjeni linqet në ueb-faqet ose portalet e tjera. Rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale  në ato portale mund të jenë ndryshe nga rregullat e ueb-faqes Lino.ks. Po ashtu, në ueb-faqet  Lino.ks.  mund të gjeni  lojëra të ndryshme shpërblyese dhe promovime të produkteve ose shërbimeve  që i zhvillojnë partnerët tanë, përkatësisht ndërmarrësit reklamues. Palët e tilla të treta mund që për nevoja të veta të kërkojnë nga ju disa të dhëna të caktuara personale.  Në atë rast, kur të dhënat tuaja personale ua dërgoni drejtpërdrejt këtyre palëve të treta  ose në faqet e portaleve të tjera, nuk aplikohen kushtet e  përdorimit të ueb-faqes Lino.ks as dispozitat e këtyre Rregullave të mbrojtjes së privatësisë.    
Në ueb-faqen tonë  mund t’u ofrojmë edhe funksionet e rrjeteve shoqërore të cilat mundësojnë ndarjen e të dhënave personale  në rrjetet shoqërore. Për këtë arsye luteni që të njoftoheni me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale   të cilat aplikohen  në faqet e portalit ose  rrjetit tjetër shoqëror, përkatësisht nga personat e tretë.

6. Kufizimi i përgjegjësisë 

Ndonëse ndërmarrim masa të qasshme teknike, organizative dhe kadrovike të mbrojtjes së të dhënave personale a nga keqpërdorimi, shkatërrimi, humbja, ndryshimet ose qasja e paautorizuar, të rastësishme ose të qëllimshme, nuk mund të garantojmë që ë dhënat e caktuara personale  të cilat i mbledhim kurrë nuk do të zbulohen rastësisht, në kundërshtim me dispozitat e Rregullave të mbrojtjes së privatësisë.   
Deri në masën maksimale të lejuar me ligj e përjashtojmë përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar  përdoruesve ose palëve të treta  me zbulimin e rastësishëm të të dhënave personale.  


Duke qenë se nuk kemi kontroll mbi të dhënat personale të cilat i dërgoni me rastin e qasjes ose përdorimit   të portaleve të tjera, përkatësisht drejtpërdrejt personave të tretë (p.sh. tek pjesëmarrja në aktivitetet e sponsorizuara), deri në masën maksimale të lejuar me ligj e përjashtojmë përgjegjësinë për dëmin që mund t’u shkaktohet juve  ose personave të tretë për shkak të dërgimit të të dhënave personale në këtë mënyrë.

7. Statistika e serverit  

Serveri ynë i rrjetit global  përdor programin statistikore. Këta programe kanë karakteristika standarde  të të gjithë ueb-serverëve dhe nuk janë karakteristik  vetëm për ueb-faqen Lino.ks.  Programet e tilla  na mundësojnë  përcaktimin e të dhënave që u interesojnë më së shumti ose më së paku përdoruesve tanë. Programi i tillë duhet të futet me qëllim të efikasitetit të strukturës së ueb-faqes sonë, si dhe të matjes së vizitueshmërisë  së ueb-faqes  Lino.ks.  

8. Siguria e të dhënave

Me qëllim të sigurisë së të dhënave në ueb-faqen  Lino.ks, si dhe për të  siguruar që përmbajtjet, funksionaliteti dhe shërbimet  e ueb-faqes Lino.ks  të jenë të përshtatshme për të gjithë përdoruesit, ky sistem kompjuterik përdor programe që i përcjellin vizitat në rrjet  dhe i identifikon tentimet e paautorizuara të   dërgimit ose ndryshimit të të dhënave, si dhe ata që do të mund të shkaktonin  dëm në ndonjë mënyrë tjetër. Tentimet e paautorizuara  të   dërgimit ose ndryshimit të të dhënave në   ueb-faqen Lino.ks   janë rreptësisht të ndaluara. 


Ëmbëlsirat - Cookies
Rezervojmë të drejtën e përdorimit të  “Cookies” në ueb-faqen Lino.ks.  

 
Çfarë janë “cook-et”? “Cooket”  paraqesin një grup   të dhënash të cilat shërbejnë si identifikues juaji  anonim individual, në atë mënyrë që faqja e veçantë e ueb-sajtit Lino.ks të cilën e vizitoni ia dërgon shfletuesit tuaj.  


Qëllimi  “cookieve”.  Kur i qaseni faqes Lino.eu, ua dërgojmë “cookiet” të cilat ruhen në kompjuterin tuaj dhe shërbejnë  për shënimin e informacioneve për vizitat tuaja të mëparshme (p.sh. sa herë u jeni qasur faqeve të  Lino.ks). Kjo do të thotë se me rastin e  çdo qasjeje tjetër  në  Lino.eu do të kërkojmë  “cookiet” tuaja në mënyrë që të lexojmë në to të dhënat e regjistruara.   “Cookiet”  nuk i përmbajnë të dhënat tuaja personale, por mundësojnë aktivizimin më të shpejtë dhe më efikas të informacioneve, të të dhënave dhe  pikëpamjeve  që tashmë i keni komunikuar paraprakisht  me rastin e qasjes  dhe përdorimit të  Lino.ks.  Në “Cookieve” tona në kompjuterin tuaj nuk mund të ketë qasje ndonjë ueb-faqe e cila nuk është pjesë e ueb-faqes   Lino.ks.


Ueb-faqja Lino.ks përcjellë vizitueshmërinë statistikore të faqeve të saj  ekskluzivisht  me qëllim të  sigurimit të informacioneve  të domosdoshme për tërheqjen dhe vizitueshmërinë  e faqeve të saj dhe me këtë rast  përdor shërbimin e palës së tretë me emrin Google Analytics.  Informatat e hollësishme të palës së tretë për  këtë shërbim, si dhe për mundësitë e përdoruesve  që t’i rregullojnë  pikëpamjet  e “cookieve” që janë për këtë të domosdoshme, janë të qasshme në:  http://www.google.com/analytics/learn/privacy.html.

Për t’ju ofruar përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për t’i planifikuar në mënyrë më efikase kampanjat e ardhshme të marketingut dhe publikimin e përmbajtjeve  në përputhje me  interesat tuaja, përdorim veglën Google Analytics Demographics and Interest Reporting me anë të cilit mblidhen të dhënat për gjininë, moshën dhe interesat e përdoruesve.  

Ndalimi i “ cookieev”. Jeni të autorizuar  të ndaloni pranimin e “cookieve” nga ueb-faqja Lino.ks ashtu që në menynë Vegla/Opsione (Tools/Options)  në këtë shfletues e zgjidhni këtë mundësi. 

9. Mbrojtja e të dhënave personale të fëmijëve në ueb-faqet   Lino.ks

 Në komunikim të drejtpërdrejtë me fëmijët nëpërmjet internetit, ne i identifikojmë problemet unike që paraqet mbrojtja e privatësisë së tyre.  Ueb-faqet tona, që do të  mund t’i  tërhiqnin  fëmijët, dhe mundësisht të mbledhin të dhëna personale për fëmijët nën moshën 14 vjeç, janë bërë me qëllim që në masën më të madhe të mundshme t’i mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe privatësinë e tyre.  Në përputhje me këtë qëllim dhe përpjekje ne:


NUK i përpunojmë të dhënat personale  me të cilat mund të kontaktohet me fëmijëve nëpërmjet internetit, përveç në rastin e lojërave reklamuese në internet. Të dhënat e tilla për kontaktim nëpërmjet internetit përdoren, pa pëlqimin e prindërve, vetëm për  përgjigje të drejtpërdrejtë në kërkesën e fëmijës dhe nuk do të përdoret për kurrfarë qëllimi tjetër;


NUK i përpunojmë të dhënat personale  për kontaktim jashtë internetit, përveç për ndarje të shpërblimeve;  


NUK u dërgojmë personave të tretë kurrfarë të dhënash personale. Ne, pra,  në ueb-faqet tona organizojmë dhe prezantojmë lojëra shpërblyese të cilat do të mund t’i tërhiqnin fëmijët.  Të dhënat që i mbledhim në lojërat shpërblyese  nuk i përdorim për asnjë qëllim tjetër përveç përmbylljes së lojës dhe nuk i ndajmë këto të dhëna me askënd jashtë Podravkës (me përjashtim të furnizuesve tashmë të përmendur).


NUK ua mundësojmë fëmijëve që, pa lejen e prindërve, t’i shpallin publikisht ose në ndonjë mënyrë tjetër t’i distribuojnë të dhënat personale apo materialet e tjera të cilat na i dërgojnë, në bazë të të cilave  mund të kontaktohen, as që i nxisim fëmijët  që, me qëllim të pjesëmarrjes në lojën shpërblyese ose në ndonjë aktivitet tjetër,  të zbulojnë më shumë të dhëna  se sa që duhet për pjesëmarrje në aktivitetin përkatës.    
Ka mundësi që t’i lejojmë fëmijës që t’na dërgojë mesazh elektronik ose që një mesazh të tillë  në formë të, bie fjala, kartëpostales elektronike,  t’ia dërgojë një miku të tij përmes faqeve tona. Do të përgjigjemi se do të dërgojmë mesazh me e-mail, varësisht nga rasti,  por nuk do t’i ruajmë emrat, adresat, as mesazhet me e-mail në koleksionin tonë operativ të të dhënave, as që do t’ua  zbulojmë këto të dhëna palëve  të treta.   
U inkurajojmë që si prind ose kujdestar të merrni rol aktiv  dhe lidhur me këtë gjithmonë keni të drejtë  të kërkoni qasje në të gjitha të dhënat personale  për fëmijën tuaj  të cilat i kemi përpunuar në ndonjërën nga faqet tona, mund të kërkoni fshirjen e të dhënave (po qe se të dhënat e tilla gjenden edhe më tutje në  koleksionin tonë të të dhënave personale), dhe/ose t’na ndaloni përpunimin e ardhshëm të të dhënave personale për fëmijën tuaj. Nëse jeni prind dhe dëshironi ta realizoni  këtë të drejtë na drejtohuni në e-mail adresën: lino@lino.ks


Kontrolli
Mundeni në çdo kohë të kërkoni  rishikimin e të gjitha të dhënave personale të cilat i kemi marrë nga ju.  Me kërkesën tuaj mund të bëjmë azhurnimin,  përmirësimin dhe fshirjen  e të dhënave të tilla (po qe se të dhënat e tilla gjenden edhe më tutje në  koleksionin tonë të të dhënave personale) ose në të ardhmen të ndërpritet përdorimi i këtyre të dhënave.  Nëse dëshironi ta realizoni  këtë të drejtë, thjeshtë  na kontaktoni  në lino@lino.ks 


Linqet 
Ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të sigurojmë që të gjitha riorientimet  nga ueb-faqet tona  t’u udhëzojnë juve  dhe/ose fëmijën tuaj në ueb-faqet  përmbajtja e të cilave është cilësore në kuptimin që  nuk nxit negativitet. Mirëpo, faqet dhe adresat në ueb shpejt ndryshojnë dhe nuk mund të garantojmë çdo herë  për përmbajtjen e çdo adrese  në të cilën u orientojmë.    


Po qe se keni çfarëdo pyetjeje ose paqartësie sa u përket Rregullave të mbrojtjes së privatësisë në ueb-faqen  Lino.ks  ose  lidhur me përvojat tuaja  me këtë ueb-adresë, luteni na kontaktoni në: lino@lino.ks
Ndryshimet dhe ndërprerja e Rregullave të mbrojtjes së privatësisë në ueb-faqen  Lino.ks   


Podravka d.d. rezervon të drejtën e ndryshimit ose ndërprerjes në çdo kohë të të gjitha ose të cilësdo pjesë të kësaj ueb-faqe si dhe të Rregullave të  mbrojtjes së privatësisë në ueb-faqen  Lino.ks. Ndryshimet hyjnë në fuqi pas publikimit në  këtë adresë ose kur përdoruesit të njoftohen për to.  Rregullat e mbrojtjes së privatësisë  aplikohen deri  në ndërprerjen e tyre  nga ju ose nga Podravka  d.d.  Shkëputja nga ju, e mundur në çdo kohë,  do të thotë  ndërprerje e përdorimit  të këtyre faqeve dhe anulim i të gjitha materialeve dhe përmbajtjeve të marra dhe të përdorura nga kjo ueb-faqe.  


Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale 


Podravka d.d.
Ante Starčevića 32.
HR - 48000 Koprivnica

tel.  048/653-077
fax. 048/653-088
mob. 099/6651-783

szop@podravka.hr