Lino këshilla

Nëse shfaqet temperatura më e lartë se 37,5°C, fëmija ndoshta ka infeksion serioz ashtu që është e nevojshme të kërkohet ndihma e mjekut. 

 

Gjëja e parë që do të vëreni kur bebes fillojnë t’i dalin dhembet është jargëzimi i shtuar.   Pastaj nervozi  dhe futja e gishtërinjve në gojë, në ç’mënyrë bebja  tenton ta zbus dhembjen. Nervozizmi, gjumi i keq, shqetësimi, vaji dhe nganjëherë rritja e butë e temperaturës. Të gjitha këto janë   simptome që shfaqën para se dhembi nis të dalë. 

Në shumicën e rasteve të parët dalin dhembet e poshtëm të mesëm prerës, në moshën ndërmjet muajit të 4 dhe të 10 të jetës së fëmijës. Pastaj vazhdojnë  dhembet e sipërm dhe anësorë prerës, me renditje të njëjtë. Pas një pushimi prej dy deri në tre muaj do të dalin dhëmballët  e poshtme dhe të sipërme, dhembet e syrit dhe në fund, ndërmjet muajit 19 dhe 30 dhëmballët e dyta të qumështit  Rënia e dhëmbëve të qumështit  fillon në vitin e gjashtë dhe zgjatë deri në vitin e dymbëdhjetë të jetës.  

Mos e injoroni temperaturën e ngritur dhe skuqjen     

Dhembet e qumështit me rritjen dhe funksionin e tyre e stimulojnë rritje e kockave dhe e ruajnë vendin për dhembë të përhershëm. Para se të dalë dhembi, në vendin e tij ka një ënjtje   dhe skuqje, që mund të zgjasë disa javë.                   

Geli dhe lodrat e gomës si ndihmë e parë

Ekzistojnë një mori këshillash dhe metodash. Për fat të keq, pak prej tyre janë që mund të ndihmojnë dhe ta zbusin dhembjen. Ka shumë preparate në formë geli, por duke qenë se fëmija lëshon jargë  me një intensitet të shtuar, efekti i gelit është afatshkurtër.   Lodrat e gomës të cilat i kafshon fëmija, e që paraprakisht janë ftohur, mund të ndihmojnë. Karota e freskët ose një flegër molle ose dardhe po ashtu. Kini kujdes që fëmija mos ta shkëpus dhe ta përpijë  ndonjë copëz. Gjerdanët e qelibarit  nuk kanë lidhje me daljen e dhëmbëve, nuk mund ta zbusin sikletin  dhe paraqesin rrezik shumë të madh nga ngufatja.  Shmanguni ato.    

Dobro je znati

Është mirë të dini

Gjëja e parë që ju do të vëreni kur fëmijës do t’i dalin  dhëmbët  e parë është jargëzimi i rritur.  Pastaj nervozizmi dhe futja e duarve në gojë, me çka bebet  foshnjat përpiqet ta zbusin dhembjen.

Kujdeseni për dhëmbë që nga ditët e para  

Me anë të të ushqyerit plotësues ndryshon konsistenca  e ushqimit, ndërsa dhëmbët u ekspozohen ndikimit potencial të baktereve  si dhe zhvillimit të kariesit.  Së këndejmi, stomatologët rekomandojnë kujdesin nda dhëmbëve që nga dita e parë e  dhëmbit të parë. Për fillim do të mjaftonte ta pastronit në mëngjes dhe në mbrëmje me ujë dhe shkop për pambuk.   Vetëm sa për t’i mënjanuar mbetjet e ushqimit. Me furçë mund të filloni  më së voni pas dhëmbit të dytë, dhe gjithsesi zgjidhni ato me kokë të vogël dhe me fije jashtëzakonisht të buta të plastikës.   

Lodrat e gomës të cilat i kafshon fëmija, e që paraprakisht janë ftohur, mund të ndihmojnë.

Zgjidhni pastën e dhëmbëve për fëmijë   

Pasta e  dhëmbëve për fëmijë mund të përdoret nga dhëmbët e parë të qumështit. Zakonisht përmban fluor (500 ppm), i cili forcon smaltin e dhëmbëve dhe parandalon shfaqjen e kariesit.  Do të mjaftojë vetëm një dozë minimale, e shtrirë mirë në majat e furçës në m mënyrë që fëmija mos ta gëlltitë. Krahas  furçës dhe pastës së dhëmbëve, është e rëndësishme për ta inkurajuar fëmijën për pastrim të pavarur të dhëmbëve. Bëjeni këtë me një ritual të përbashkët dhe shprehi të rregull.

Shmangni shishet me biberon 

Preferohet përdorni sa më i shkurtër i shishes me biberon. Hiqjani shprehinë  fëmijës tuaj nga ajo më së voni deri në muajin e 18 të moshës. Nëse e përdorni për pirej të lëngjeve, kini kujdes që të mos jenë të ëmbëlsuara. Sheqeri shkakton "kariesin e shishes, ndërsa tek fëmijët që kanë pirë një kohë të gjatë nga shishja e tillë, është evident deformimi i kafshimit.

Sa më parë dhe sa më shpesh tek dentisti  

Është e dëshirueshme të krijohet shprehia për të vizituar dentistin. Çojeni beben tuaj në kontroll të parë  n mes të vitit të parë dhe të dytë të jetës. Le të mësohen me atmosferën  në ordinancë, në karrige, pajisje, gjilpëra dhe tinguj. Fëmijën çojeni çdo tre deri në gjashtë muaj në  kontroll, më së miri kur të shkoni edhe vetë shkoni. Kultivoni shprehinë e tillë, sepse ajo në moshë më të vjetër të fëmijës të jetë e një rëndësie jashtëzakonshme.