Bebja refuzon bashkëpunimin që nga shtresa e dytë e veshjes. Që fëmijës suaj megjithatë t’ia siguroni ngrohtësinë dhe rehatinë gjatë ditëve të dimrit, në vazhdim ua kemi përgatitur  disa këshilla.     

Skafandri është ideal për dalje dhe hyrje në shtëpi 

Jo vetëm për vogëlushë që tashmë vrojtojnë rreth e përqark, por edhe për ata më të vegjlit, skafandri  është zgjidhje ideale. Vishet lehtë, zhvishet lehtë  deh e ruan kohën. Por edhe nervat. Fëmijën visheni me rroba  që janë të përshtatshme për hapësira të mbyllura, dhe para se të dalë në të ftohët -  vishjani skafandrin.    

Një palë doreza të mira dhe kapelë  të ngrohtë  

Po qe se e përdorni skafandrin e përmendur, ai me siguri do ta ketë formën për shputa dhe bërryla, si dhe kapuçin. Edhe përkundër kësaj, bebes sigurojini doreza, çorapë termik dhe kapelë.  Për foshnja përzgjidhni dorezat që kanë pjesën e ndarë për gisht të madh dhe për gishtërinj të tjerë.  Kapela duhet t’i ketë zgjatjet për veshë dhe qafë. 

Batanije shtesë për ditë shumë të ftohta 

Kur temperatura është jashtëzakonisht e ulët, ndërsa ju duhet të dilni jashtë me beben tuaj, përdorni mbulesat e dizajnuara në atë mënyrë që mund të lidhën për karrocë.  Më mirë të përdorni  shportën, se sa “vezën” ose “guacën”. Shportat  kanë mbulesat që mund të përthekohen lehtë dhe ta mbrojnë edhe më mirë beben nga të ftohtit, era dhe bora.   

Dobro je znati

Pesë këshillat më të rëndësishme për rehatinë e bebes suaj gjatë dimrit :

1.    Nëse keni mundësi, vishni fëmijës rroba shumështresore.
2.    Me rastin e daljes mbulojani veshët, duart dhe këmbët.  
3.    Hapësirën në të cilën qëndron fëmija mos e ngrohni më        shumë se 25 °C.
4.    Rregullisht ajrosni dhe siguroni lagështinë e hapësirës.  
5.    Shujtat e fëmijëve dhe lëngjet për shëtitje ruani në enë termike.  

Çka në automobil? 

Fëmijën detyrimisht lidheni. Mos vendosni  batanije ndërmjet fëmijës dhe rripit të sigurisë. Më mirë ta mbuloni pasi që e keni lidhur. Pasi të jetë ngrohë automobili, zbulojeni  fëmijën që mos t’i vijë tepër nxehtë. 

Dilni në ajër – ndonëse është i ftohtë  

Nëse kushtet nuk janë shumë ekstreme, nëna dhe bebja do të duhej që çdo ditë të shëtisin dhe të thithin ajër të pastër. Varësisht nga mosha e bebes suaj, ka më shumë mënyra për dalje  për shëtitje, ndërsa karroca për fëmijë janë zgjedhja më e shpeshtë.  Në atë rast, veni batanijen në ulësen e karrocës si izolator shtesë. Visheni mirë fëmijën dhe kini kujdes që duart dhe këmbët  t’i ketë të mbuluara mirë.  Mbulojeni karrocën me batanije ose plaf.   

Përzgjidhni edhe “kangur” ose bartëse sepse në këtë mënyrë e ndani nxehtësinë e trupit tuaj me fëmijën. Dhe nëna gjithsesi ofron ngrohtësinë më të madhe. Dhe nëse keni xhaketë më të madhe dimri, përthekojeni sipër fëmijës. Krahas gjithë kësaj që u cekën, çdo herë duhet t’i kemi edhe rrobat e ngrohta, kapelën, dorëzat dhe këpucët kualitative.   

Kur të hyni në hapësirë të mbyllur, lirojeni beben nga rrobat. Gjithsesi, qoftë edhe për pak kohë, hiqjani shtresën e fundit të rrobave fëmijës dhe evitoni kështu djersitjen, por edhe ndjenjën e të ftohtit kur të dilni serish.  

Si ta dimë që fëmija ka të ftohtë   

Nervozizmi mund të jetë shenjë se fëmija juaj ka të ftohtë, ose ndoshta edhe tepër të nxehtë. Kontrolloni duart e ngrohura, shputat, veshët dhe fytyrën.  Nëse fëmija është zbehur, ndërsa duart dhe këmbët janë të ftohta,   sa më parë hyni në hapësirë të ngrohtë. Fëmijën nxeheni me batanije të ngrohta, kurse këmbët dhe duart ia shtini në ujë të ngrohtë (kurrsesi valë!). Mos e fërkoni, por ngroheni me duart tuaja.    

Kini kujdes për lagështinë e ajrit në hapësira të mbyllura 

Temperatura ideale  e hapësirës në të cilën qëndron bebja juaj  është ndërmjet 22 dhe më së shumti deri në 25 °C. Është me rëndësi  që ajri të mos jetë tepër i tharë ashtu që vendosni enë me ujë në afërsi të trupave ngrohëse ose shfrytëzoni  pajisje për hidratim të ajrit.  Ajrosni rregullisht hapësirat – së paku tri herë në ditë. 

Si ta ketë ngrohtë fëmija gjatë gjumit

Nëse keni frikë se fëmija juaj do të ketë të ftohtë gjatë natës sepse është zbuluar, ka një zgjidhje praktike.  Mos e mbuloni fare! Më mirë vishni pizhame të ngrohta, njëpjesëshe që sigurojnë  ngrohtësi gjatë gjithë natës. Pizhamet e tilla janë të bëra nga frotiri, plishi, pambuku etj., kurse përfund tyre gjithsesi vishni badi  dhe çorapë të holla pambuku.  

Përveç pizhameve të ngrohta, mund të provoni edhe thasët për fjetje që janë të dizajnuara ngjashëm me skafandrit.  Kjo zgjidhje është ideale për vogëlushët  të cilët gjatë natës lëvizin dhe rrotullohen. Paraprakisht beben visheni me pizhame të lehta. Dhoma e bebes gjatë natës  do të duhej të ngrohej deri në  21 - 22 °C. Për bebet më të vogla ngrohni  shtratin para gjumit, me një shishe me ujë të ngrohtë ose me termofor.

Kushtoni vëmendje ushqimit dhe pijeve 

Ushqimi gjatë dimrit prishet më  pak se sa gjatë verës, por pavarësisht kësaj kini kujdes se çka i jepni bebes suaj. Shmangni ushqimin  nga tezgat  e rrugëve dhe, nëse ka çfarëdo mundësie qoftë, ushqimin përgatiteni në shtëpi dhe merreni me vete.  Përdorni enët termike, në mënyrë që shujta e fëmijës të mos ftohet së tepërmi. Në hapësirat e mbyllura, të ngrohura, ku ajri është i tharë, ofroni fëmijës sa më shpesh lëngje.