Në këtë rast, detajet janë jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndërsa për gjithë atë që duhet kushtuar kujdes dhe si të rregullohet dhoma, lexoni në vazhdim.   

Përgatitni shtratin e fëmijës ose djepin 

Bebja juaj gjatë muajve të parë do të kalojë mjaft kohë në shtratin e saj të vogël, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës. Për këtë arsye është me rëndësi që shtrati të jetë  i bërë sipas standardeve  të sigurisë dhe rehatisë. Shtrati ideal për fëmijë  ka nën këmbë një  sirtar  që shërben në mënyrë të shkëlqyeshme për pakot rezervë të pelenave, të faculetave të lëngëta ose ndërresave. Shtratin vendoseni larg nga trupat për nxehje ose dritaret. 

Zgjidhni dyshek të mirë dhe ndërresa përkatëse   

Dysheku për gjumashin tuaj të vogël duhet të jetë i bërë nga materiet anti-alergjike. Më me dëshirë zgjidhni dyshekun e fortë se sa të butë, ndërsa me madhësinë e tij duhet të hyjë në shtrat ashtu që të ketë një hapësirë jo më të madhe se dy gishtërinj nga skajet e shtratit. Krahas dyshekut, do t’u duhen së paku edhe dy komplete ndërresash (çarçafësh). Përzgjidhni ato pa strukturë (relief). 

Lino këshilla

Për verë  preferohen çarçafët dhe mbulesa (jorgani) i hollë i pambukut, ndërsa dimrit çarçafët nga flaneli dhe thesi i ngrohtë për fjetje. 

 

Siguroni rrethojë mbrojtëse për shtrat 

Sose bebja të fillojë të lëvizë nëpër shtrat, ekziston mundësia  që t’i mëshojë me kokë, me këmbë ose me duar rrethojës. Prandaj është e dëshirueshme të vendoset një rrethojë mbrojtëse, e butë. Rrethoja e këtillë duhet t’i mbulojë tri anë të shtratit, kurse  në treg gjenden rrethoja që kanë  të qepur xhepa praktik.    

Komodja – mënyra më e mirë për mbështjelljen e fëmijës    

Mënyra më e mirë për mbështjelljen (ndërrimin) e fëmijës është komodja për mbështjellje me sirtarë. Në to mund të lëni gjithçka që ju nevojitet – pelena, krem, shampon, tretje fiziologjike, gaza, peshqir pambuku etj.  Në treg gjenden edhe komode për ndërrimin  e fëmijëve  që kanë të integruar edhe vaskën për larje, që është treguar si një zgjidhje mjaft praktike.    

Krahas komodes, duhet të përgatitet edhe sirtari për pelena. Ky mund të jetë një dollap i zakonshëm ose një lloj sirtarë poshtë shtratit. Kini kujdes që të keni çdo herë pelena rezervë në shtëpi, por mos blini më shumë se 2-3 pako më të mëdha përnjëherë. Bebja juaj ritet shumë më shpejt  se që mendohet fillimisht.  
 

Dëgjojeni beben tuaj përmes monitorit për fëmijë 

Monitorët për fëmijë që kanë dy njësi u mundësojnë që ta dëgjoni fëmijën tuaj t pa marrë parasysh se ku gjendeni në shtëpi. Kini kujdes me rastin  zgjedhjes së monitorit sepse funksionimi i disave pengon frekuencat e stabilimente mobile, furrave elektrike dhe mikrovale, e madje  edhe të dyerve automatike të garazhës. 

Edhe bebet kanë nevojë për dollapin  e tyre    

Dollapi mirë i organizuar personal  për beben  tuaj  do t’ua lehtësojë jetën e përditshme. Rrobat e fëmijës palosni në atë mënyrë që numrat më të mëdhenj  i lëni në pjesën e pasme të raftit. Në këtë mënyrë do ta keni afër dorës trikon më të madhe, kur të kuptoni që vogëlushit/es tuaj i duhet  numër më i madh.   

Ja se çfarë tjetër do të jetë e mirëseardhur për juve:  

  • Një shportë e dizajnuar mirë do t’ua lehtësojë vendosjen e pelenave   
  • llamba e natës që e ndriçon lehtë hapësirën do të jetë praktike për ndërrimin dhe ushqimin e fëmijës  
  • Raftin e librave mbushni me tekstet për lexim për natë të mirë.  Është me rëndësi që fëmijëve t’u lexojmë sa më herët  
  • Kutitë për lodra ekzistojnë për një arsye. Para së gjithash për fitimin e shprehive të mira   
  • Fëmijët e duan muzikën ashtu që siguroni një mini linjë muzikore që është lehtë e lëvizshme  
  • Zgjidhni edhe një karrige të rehatshme për luhatje. Do të jetë e mirëseardhur kur kaplojë lodhja.    
  • Termometri me të cilin përcillni matjen e temperaturës  së dhomës është shumë i rëndësishëm   
  • Luhatësja do t’u vijë në ndihmë kur gatuani ose kryeni punë të tjera  
  • Celulari është shpesh lodra e parë për më të vegjlit. Përforcojeni në mes ose në skaj të shtratit të fëmijës