Zhvilloni me kohë shprehitë e shëndosha 

Lino këshilla

Mos nxitni  lidhshmëri të madhe. Bebja nuk guxon të varet nga prindi i caktuar ose ekskluzivisht nga një mënyrë e vënies në gjumë. 

 

Tek bebet asgjë nuk shkon me dhunë. As të ushqyerit, as vënia në gjumë. Krijoni  atmosferë të sigurt deh zhvilloni gradualisht shprehitë e shëndosha dhe rosertin e fëmijës ndaj fjetjes. Problemet  sa i përket fjetjes tek një numër i madh i njerëzve të rritur ndërlidhen me shprehitë nga mosha e foshnjërisë.   

Si të krijohen shprehitë e shëndosha? Nisuni nga ajo që bebja  gjatë gjumit ka të nxehtë, ndjehet mirë dhe e sigurt. Krijoni kushte dhe ambient që imitojnë barkun e nënës. Bebja duhet ta ketë ngrohtë,  të jetë e ngitë dhe e sigurt. Mos insistoni në qetësi totale. Zëri i televizorit, i radios ose i aparateve shtëpiake, e ashtuquajtura zhurma e bardhë, shpesh e qetëson beben.  Duke qenë se secila bebe është e veçantë (e më së shumti bebja juaj!), do të ketë  po ashtu edhe reagime të ndryshme në  ndaj zërave. Se çka i përgjigjet më së shumti bebes suaj, këtë do ta mësoni shpejt.   

Koha kyçe për krijimin e shprehive të shëndosha është në moshën prej 6 deri në 8 muaj.  Atëherë bebja “i hap sytë” dhe bëhet kureshtare. Shikon çdo gjë, i intereson gjithçka, veçmas mamaja të cilës në këtë kohë ia drejton edhe buzëqeshjet e para.    

Thithja

Liron substanca kimike në tru  (neuropeptidet) të cilat krijojnë ndjenjën koje e kënaqësisë, e ulin stresin, i ngadalësojnë të rrahurat e zemrës,  e ulin tensionin e gjakut dhe e zvogëlojnë ndjenjën e dhembjes. Pas dhënies së gjirit, cuclla mashtruese  do të shërbejë në mënyrë të shkëlqyeshme për vënie më të lehtë në gjumë.   

Dobro je znati

Shmanguni këtyre gabimeve me rastin e vënies së bebes në  gjumë  

1.    Mos nxitni  lidhshmëri të madhe. Bebja nuk guxon të varet nga prindi i caktuar ose ekskluzivisht nga një mënyrë e vënies në gjumë. 
2.    Mos e përkundni fëmijën në djep pasi që tashmë e ka zënë një herë  gjumi. 
3.    Kujdes për ritualin dhe mos e shtini në gjumë beben kur tashme është “vonë”, përkatësisht kur është tepër e lodhur. 
4.    Përcillni me vëmendje ciklin e bebes, edhe kur është foshnjë,  edhe kur të rritet në moshën parashkollore. 
5.    Mos u bazoni ekskluzivisht në mjete ndihmëse (cuclla mashtruese) dhe mos krijoni varshmëri tek bebja.  
6.    Përgjumësia juaj dhe nervozizmi mund të bartën tek bebja dhe të ndikojnë negativisht në vënien në gjumë.    

Lidhja dhe mbështjellja e bebes 

Kjo krijon ndjesinë sikur të jenë “në shtëpi”, thonë hulumtimet. Kjo do t’u ndihmojë  jo vetëm tek vënia në gjumë, por edhe që fëmija të flejë më gjatë. 

Përcillni me vëmendje ciklin e bebes, edhe kur është foshnjë,  edhe kur të rritet në moshën parashkollore. 

Lëkundja ose përkundja e lehtë po ashtu ndihmon 

Beben tuja qiteni me kujdes dhe butësi në shtratin e saj, qëndroni edhe për ndonjë çast pranë  dhe i flitni ose i këndoni lehtë. Në këtë mënyrë do të krijoni atmosferë të kënaqësisë dhe qetësisë.  Vetë do të zgjidhni ato të bukurat që do t’ia tregoni  ose këndoni, por nuk do të jetë e tepërt  nëse me këtë rast e mbani për dore ose i ledhatoni kokën.  Ambienti i tillë do të krijojë shprehinë  kënaqësisë  dhe të ndjesive të mira ndaj gjumit.    

Lino këshilla

Kujdes për ritualin dhe mos e shtini në gjumë beben kur tashme është “vonë”, përkatësisht kur është tepër e lodhur. 

 

Përmbajuni ritualit të njëjtë, në kohën e njëjtë  

Përsëritni shpesh formën e njëjtë dhe qiteni në gjumë beben tuaj përafërsisht në kohë të njëjtë.  Edhe pse për shkak të ndryshimeve në pushimin e pas ditës bebja nuk ka fjetur gjithmonë njësoj, zhvillojeni këtë shprehi.  Beben në këtë mënyrë do ta “programoni” dhe do t’i krijoni shprehi të këndshme. Ky trik vlen edhe kur bebja juaj të rritet.   

Nuk ka shumë rëndësi se ku flenë  bebja 

Disa bebe flenë më mirë në djep,  në dhomë të veçantë,  të tjerat pranë prindërve në shtrat.  Gjatë rritjes, fëmijës suaj i ndryshon “aranzhimi” i preferencës së fjetjes. Prindërit do të duhej t’u përshtaten shprehive të fëmijës, veçmas në dy vitet e para (më të ëmbla!)  të jetës së bebes.    

Hunda e pastër është e rëndësishme për gjumë 

Kalueshmëria e hundës është me rëndësi  për frymëmarrje të qetë, thithje, por edhe për gjumë.  Foshnja mësohet më vonë që të marrë frymë nga goja.   Nëse bebja juaj merr frymë me vështirësi, vështirë do ta zë gjumi dhe do të zgjohet shpesh. Pastrojani  tajiten nga hunda.  Kujdesuni që edhe ajri në hapësirë të jetë i pastër, as tepër i thatë, as tepër i lagësht, por gjithsesi pa tym duhani, alergjenë dhe  papastërti.    

Dobro je znati

Është mirë të dini

 Përgjumësia juaj dhe nervozizmi mund të bartën tek bebja dhe të ndikojnë negativisht në vënien në gjumë. 

Për fund, gjithmonë  ta keni ndërmend  atë që tashmë e dini -  bebja juaj është e veçantë dhe e ka karakterin dhe shprehitë e saj. Kur kemi të bëjmë me vënien në gjumë të bebes suaj,  prindërit duhet të përshtatën. Provoni qasje të ndryshme,  jeni të hapur dhe mos e humbni durimin.