Pse shfaqën në përgjithësi alergjitë

Sistemi i tretjes është njëkohësisht organi më i madh imunitar në trupin tonë.  Çdo ditë përballet me alergjenë të shumtë nga ushqimi, por në saje të aftësisë së tij për të dalluar të dëmshmit nga të padëmshmit, sistemi imunitar i zorrëve  reagon ndaj të dëmshmëve kurse në të njëjtën kohë nuk reagon ndaj antigjenëve nga ushqimi. Megjithatë, tek disa njerëz kjo përgjigje imunitare ndaj antigjenit të marrë është e çrregulluar  dhe pason reagimi – alergjia.

Dobro je znati

Është mirë të dini

Alergjia në qumësht, vezë, sojë dhe miell në 80% të rasteve zhduket nga mosha shkollore. Alergjia në kikirikë, fruta thelbore dhe prodhime të detit konsiderohet e përhershme.

Cilat ushqime shkaktojnë alergji

Teorikisht, çdo ushqim mund të shkaktojë reaksione alergjike. Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një numër të vogël të  ushqimeve që janë përgjegjës për shumicën e reaksioneve të shkaktuara nga ushqimi. Tek fëmijët e vegjël, më shumë se 90% e të gjitha reaksioneve alergjike në ushqim janë:
•    qumështi i lopës në 2,5% të fëmijëve
•    vezët në 1,3% të fëmijëve
•    kikirikë në 0,8% 
•    mielli në rreth 0,4% 
•    soja në rreth 0,4% 
•    frutat thelbore në 0,2%
•    peshku në 0,1% dhe
•    guaskat në 0,1% të fëmijëve.

 

Si të identifikohet  alergjia

Alergjia në ushqim mund të zbulohet nga një gamë e gjerë e simptomave. Këta janë: 
•    urtikaria / angioedema
•    anaphylaxisi
•    dermatitisi atopik
•    simptomat respiratore
•    çrregullimet gastrointestinale (diarre, të vjella, kapsllëk, humbja e gjakut nga trakti digjestiv...)

Si të trajtohen alergjitë e shkaktuara nga ushqimi

Receta për trajtimin e reaksioneve alergjike është e thjeshtë – heqja rigoroze e ushqimeve alergjike nga dieta. Varësisht nga lloji i reaksionit alergjik, mund të aplikohen edhe barnat. Është shumë e rëndësishme që pacientët dhe kujdestarët e tyre, në këtë rast prindërit, të jenë të edukuar për rëndësinë dhe teknikat e shmangies së alergjenëve (p.sh., leximi i deklaratave). Fëmijët që më parë kanë pasur një reagim të ashpër ndaj një alergjeni të caktuar, duhet gjithmonë të kenë me vete një injeksion të adrenalinës, në rast të reagimit të rëndë dhe akut alergjik.