Pse është aq e rëndësishme loja?

Loja është nevojë instinktive. Gjuhë universale me anë të së cilës foshnjat dhe fëmijët e vegjël të komunikojnë. Prandaj, loja paraqet një pjesë jashtëzakonisht  të rëndësishme të rritjes përmes së cilës fitohen shkathtësi të ndryshme, formësohet personaliteti dhe përmirëson funksionet e  njohës.

Fëmijët nëpërmjet lojës zhvillojnë:
•    Aftësitë fizike - zvarritjen, balancimin, ecjen, vrapimin, ngjitjen, kërcimin
•    Aftësitë motorike delikate – prekjen, përkëdheljen, kapjen, hedhjen
•    Aftësitë njohëse përmes inkurajimit të imagjinatës dhe zgjidhjes  së detyrave
•    Aftësinë e të folurit duke folur me prindërit dhe fëmijët e tjerë
•    Aftësitë emocionale dhe sociale që fitohen gjatë shoqërimit
•    Vetëbesimin  i cili ndërtohet dhe rritet gjatë lojë

Dobro je znati

Çka rekomandohet: 

Lodra me muzikë, rake-take (me zile), lodra për përtypje, lodra të varura, lodra të varura lëvizëse (mobile), shtroja me qëllime didaktike, lodra me shushurimë, që cingërojnë dhe ndriçojnë. Zgjidhni lodra tekstili, pelushi me qime të shkurtra, libër me foto nga pëlhura  dhe plastika që mund të lahen. Fëmijët i preferojnë më shumë  lodrat që mund t’i kapin me shuplakë,  kështu që zgjidhni lodra në formë shkopi ose zileje. 

Si ta zgjidhni  një lodër të mirë  për fëmijën 

Ekzistojnë  tre rregulla themelore. Lodra duhet t’i përshtatet  moshës së fëmijës, duhet të jetë e përpunuar nga materiale cilësore dhe punimi i saj të jetë i sigurt.  

Lino këshilla

Për fëmijët deri në12 muaj mund të zgjidhni edhe lodra intelektuale. Fëmijët e kësaj moshe janë në gjendje që t’i lidhin ngjashmëritë e formës (rrethin, katrorin, rombin),  ashtu që  lodrat e  formës së drurit dhe të plastikës që duhet të futën në hapjen e formës së njëjtë, janë një zgjedhje ideale.

 

Çfarë është lodra e mirë për fëmijën  

Lodër e mirë për një fëmijë është ajo që ka formë, ngjyrë, përbërje dhe tinguj të gëzueshëm dhe interesante.  E cila do të mundësojë më shumë se një lojë dhe do të inkurajojë  fëmijën tuaj për të menduar dhe për të zhvilluar shkathtësi të reja. Kjo është edhe një lodër që do t’i zhvillojë emocionet e para dhe që, mbi të gjitha, do të jetë i sigurt për fëmijën tuaj. Si te zgjidhni një lodër të sigurt, lexoni deklaratën dhe udhëzimet për përdorim. Është thelbësore që të ketë një përshkrim për rreziqet e mundshme, nivelin njohës dhe moshën e fëmijës

Për çka duhet pasur kujdes të veçantë tek lodrat 

Para së gjithash - për sigurinë. Zgjidhni lodra të kualitative të prodhuesit të verifikuar. Lodra duhet ta ketë shenjën "CE", e cila garanton kushtet e sigurisë dhe të shëndetit për fëmijët. Në veçanti, lexoni me kujdes paralajmërimet që vijnë me çdo lodër. 

Cilat lodra të zgjidhën për foshnjat deri në 6 muaj  

Fëmija juaj në moshë më të re ende nuk është në gjendje të tentojë ta kapë  me duar lodrën. Përkatësisht, mund të tentojë por nuk mund të arrijë t’i kapë dhe t’i  eksplorojë.  Prandaj është më së miri të zgjedhën   lodrat që prodhojnë tingujt dhe  me ngjyra kontrasti. Periudha e mbajtjes së lodrave  me dorë do të vijë shumë shpejt, prandaj kini kujdes që  ato të jenë kompakte, të lehta dhe mjaft të mëdha që  fëmija mos të mund t’i gëlltitë. 

Cilat lodra të zgjidhën për foshnjat prej 6 deri në 12 muaj 

Pas muajit të gjashtë të jetës fillon zhvillimi i shpejtë i shkathtësive motorike. Fëmija juaj është gati për lodra të reja të cilat  do t’i mbajë në duar, do t’i  lëvizë,  rendis dhe shti në gojë. Kjo është koha kur fëmijët fillojnë të gjuajnë, të palosin,  të shtinë, të nxjerrin, të shkundin, të mbledhin etj.,  ashtu që lodrat me të cilat mund të manipulohet janë zgjedhja më e mirë. Në qoftë se krahas asaj që u theksua  kanë edhe efekte të zërit dhe ngjyra të theksuara, për fëmijën do të jenë më argëtuese.

Çka rekomandohet: 

Rosat për larje, topthat, rake-taket (zilet), çelësat plastik, kubet e mëdha, puzlet e formave të mëdha, shtysat dhe lodra prej druri të formave të ndryshme. Topi është një zgjedhje e shkëlqyeshme për fëmijët mbi nëntë muaj, sepse  loja e hedhjes së topit është ndër më të preferuarat. Përmes kësaj loje e përcjellin me shikim  hedhjen  dhe mësojnë në lidhje me pasojat e veprimeve të tyre.