Lino këshilla

Për të filluar me ushqim shtesë të fëmijës suaj do të duhej të pritnit deri në moshën 17 javësh.

 

Kur duhet të fillohet me ushqim shtesë  

Kur të fillohet me ushqim shtesë dhe me cilat ushqime? Këtë pyetje herët ose vonë do ta bëjë secili prind, por më e rëndësishme është që të kihet në mend  se për futjen e të ushqyerit shtesë nuk ekziston një ditë ose javë e caktuar  e moshës së foshnjës. Ajo që ekziston është korniza e moshës  në të cilën shumica e foshnjave janë të gatshme për pranimin e ushqimeve të reja.            

Për të filluar me ushqim shtesë të fëmijës suaj do të duhej të pritnit deri në moshën 17 javësh. Në të njëjtën kohë, të ushqyerit shtesë nuk do të duhej ta shtynit pas javës së 26 (sipas rekomandimit të ESPGHAN-it).  Në rastin ideal,  me ushqim shtesë  mund të fillohet deri sa fëmija t’i mbush 6 muaj moshë (sipas rekomandimit të  WHO-së).   

Fëmija juaj në periudhën prej muajit 5 deri në muajin 10  do të fillojë të shfaq  interes për ushqim që nuk është vetëm qumësht. Do ta tërheqin shijet e reja dhe teksturat e reja, ndërsa me fillimin e daljes së dhëmbëve,  gradualisht do ta zhvillojnë edhe aftësinë e përtypjes. 

Fëmija juaj si pasojë do të mund që me vështirësi  të pranojë shije të reja dhe ushqime të ngurta ose plotësisht të refuzojnë përtypjen e ushqimeve. 

"Çdo fëmijë është i veçantë. Ashtu siç i përshtatet qumështi i nënës, po ashtu do të duhej që edhe ushqimi shtesë t’i përshtatej atij. Përcillni dhe identifikoni sinjalet e fëmijës dhe përshtatuni nevojave të tij", rekomandon nutricistja Tena Niseteo.

Prandaj kini kujdes sa i përket ushqimit shtesë, mos filloni shumë vonë dhe ta kapërceni  këtë periudhë të rëndësishme të interesimit.